Fusha – Motorika e përgjithshme 

Qëllimi – Stimulimi i motorikës së përgjithshme (arritja e të drejtuarit tek fëmija) 

Të drejtuarit e fëmijës në pozitën në këmbë është momenti para se fëmija të fillojë të lëvizë i pavarur. Që në moshë të vogël, nëse e vendosim fëmijën në këmbë, presim që ai të mbajë peshën e tij për një kohë të shkurtër, të përpiqet të kërcejë nga dyshemeja dhe më vonë të përpiqet të drejtohet. Duke vepruar kështu, fëmija na bën të kuptojmë se është mjaft i zhvilluar në shtyllën kurrizore dhe mund ta mbajë peshën e tij. Në fillim, të drejtuarit është zakonisht duke mbajtur send tjetër të fortë dhe më vonë fëmija mund të qëndrojë i pavarur dhe të qëndrojë në këmbët e tij pa u mbështetur në ndonjë send ose mbështetje nga personi tjetër, dhe pastaj fillon të lëvizë i pavarur. 

Mosha – 9 muaj deri në 1 vjeç

Kompetencat e fituara paraprakisht:

      • kontrolli i kokës
      • ulja e pavarur pa mbështetje
      • të ecurit në gjunjë
      • një hap përpara nga pozicioni ulur dhe përpjekja të drejtohet
      • të drejtuarit me mbështetjen e personit ose sendit tjetër  

Përshkrimi – Si t’i ndihmojmë fëmijës në procesin e të drejtuarit?

Në mënyrë që fëmija të jetë në gjendje të drejtohet në mënyrë të pavarur, por edhe me ndihmën e personit ose sendit tjetër, ulja si fazë e zhvillimit motorik duhet të jetë mirë e zhvilluar. Kjo do të thotë që ulja e duhur, e sigurt dhe e pavarur do ta lejojë fëmijën të drejtohet në të dyja këmbët dhe pastaj të mos ketë frikë ta bëjë këtë. Ashtu siç fëmija rritet dhe mjedisi do të jetë gjithnjë e më i interesuar, ashtu edhe do të dëshirojë të përparojë në zhvillimin motorik. Në fillim, ngritja do të bëhet me ndihmë, përkatësisht duke mbajtur sende që do të jenë afër fëmijës (tavolina, karrigia, divani, etj.). 

Paraprakisht në fazën derisa fëmija është duke u zvarritur, ai vazhdimisht ushtron një hap përpara me këmbën e majtë dhe të djathtë. Aktiviteti që kontribuon në forcimin më të mirë të muskujve të trupit dhe drejtimin më të lehtë të trupit është ecja në gjunjë. Nga pozicioni i zvarritjes, hapi tjetër është ulja me gjunjë të përkulur në mënyrë që fëmija të mund të drejtohet në gjunjë. Kur fëmija do të drejtohet me ndihmën tonë fillojmë me hapa, përkatësisht lëvizje me gjunjë në mënyrë alternative. Në atë pozicion, derisa fëmija është në gjunjë, do të jetë më e lehtë për të që të hedhë këmbën e majtë ose të djathtë përpara, përkatësisht të bëjë hapin që ndihmon fëmijën të drejtohet plotësisht ose të mbajë peshën e tij. Prandaj, duhet t’u jepen përparësi aktiviteteve në pozicionin në gjunjë me trup të drejtuar dhe punë me ekstremitetet e sipërme. Stimulimi i këtyre aktiviteteve bëhet më mirë duke vendosur lodra (filloni me të preferuarat) në tryezë që është në lartësinë e fëmijës dhe kërkon që fëmija të ngrihet në gjunjë vazhdimisht. Kështu fëmija ushtron për të ruajtur ekuilibrin në momentet kur është i drejtuar në gjunjë dhe mban sende. Momenti i të drejtuarit ndodh atëherë kur tek fëmija shfaqet refleksi natyror për të ecur, përkatësisht ai do të fillojë të bëjë një hap përpara dhe të drejtohet në të dyja këmbët në momentin kur do të dëshirojë të lëvizë i pavarur.

Stimulimi i të drejtuarit tek fëmijët me autizëm – tek fëmijët me autizëm nuk priten vështirësi shtesë në zotërimin e fazave të zhvillimit motorik, si dhe kësaj aftësie dhe mbështetja për ta është e njëjtë me fëmijët me zhvillim tipik. 

Stimulimi i të drejtuarit tek fëmijët me aftësi të kufizuara fizike – në secilin lloj të aftësisë së kufizuar fizike një rol të madh në arritjen e fazave të zhvillimit motorik janë aftësitë individuale të fëmijës, përkatësisht për cilat vështirësi motorike bëhet fjalë. A do të arrijë fëmija vetë të drejtohet, dhe cilat ndërhyrje, përkatësisht ushtrime për stimulim janë të nevojshme, varësisht nga ajo që u theksua paraprakisht. 

Stimulimi i të drejtuarit tek fëmijët me aftësi të kufizuara shqisore – tek fëmijët me dëmtime vizuale dhe auditive nuk priten vështirësi në arritjen e fazave të zhvillimit motorik.