Fusha – Motorika e përgjithshme 

Qëllimi – Stimulimi i fëmijës për t’u zvarritur dhe për të ecur këmbadoras

Një nga periudhat më të bukura për çdo fëmijë është kur do të fillojë të zvarritet, gjë që i mundëson të eksplorojë mjedisin në të cilën ndodhet. Në moshën 9-muajshe, fëmija pritet të sillet në pozicionin e zvarritjes, ndërsa 3 muaj më vonë të zvarritet me shumë shkathtësi në hapësirën në të cilën ndodhet. Zvarritja nuk është vetëm një lloj mekanizmi për të eksploruar hapësirën, por është gjithashtu edhe një ushtrim për forcimin e muskujve të krahëve dhe bustit. Kjo më vonë do t’i ndihmojë fëmijës të mbajë një qëndrim të drejtë. Fëmija përgatitet për zvarritje qysh në muajt e parë të jetës duke u vendosur në pozicionin në bark.

Më vonë, fëmija të ngrihet në një vend të sheshtë, t’i përkul gjunjët dhe të fillojë të zvarritet. Përveç kësaj, do të përpiqet të vendosë një ekuilibër me ç’rast në fillim do të bie, por me kalimin e kohës do të mësojë se si të bjerë. Zvarritja nuk është parakusht për një fëmijë për të ecur, dhe nuk është faza e detyrueshme e zhvillimit motorik të çdo fëmije. Nëse nuk e vendosim fëmijën në pozicionin e barkut dhe nuk e stimulojmë të zvarritet, shpesh ndodh që kjo fazë e zhvillimit motorik të anashkalohet, por prapë fëmijët ecin rreth vitit të parë.

Mosha – 9 muaj deri më 1 vjet

Kompetencat e fituara paraprakisht: 

      • kontrolli i kokës
      • pozicioni i barkut – të kthehet nga barku në shpinë, të mbështetet në krahët e shtrirë, të vihet në pozicionin e zvarritjes
      • pozicioni i shpinës – të kthehet nga shpina në bark, t’i zgjasë krahët dhe të tërhiqet në pozicionin ulur, të sjellë veten në pozicionin ulur dhe të përpiqet të drejtohet
      • të ulurit me reagimin mbrojtës para dhe anësor
      • koordinimi i mirë bilateral, të kap me gishtin e madh dhe gishtin tregues 

Përshkrimi – Si të ndihmojmë në arritjen e zvarritjes dhe të ecurit këmbadoras? 

Zvarritja është një fazë për të cilën fëmija përgatitet në muajt e parë të jetës. Çdo fëmijë lind me refleksin e zvarritjes, por nëse ajo nuk stimulohet, do të zhduket. Vendosja në pozicionin e barkut dhe stimulimi me lodra në mënyrë që fëmija t’i arrijë ato dhe të ecë përpara, e inkurajon fëmijën të fillojë të zvarritet.

Ekzistojnë disa hapa që duhet t’i zbatojë prindi për fëmijën me qëllim që ta mësojë me lehtë të zvarritet:

      • të drejtohet derisa është i shtrirë në bark – të mbështetet në krahët e shtrirë (të mësojë të zhvendos peshën para dhe mbrapa), pastaj të lëviz anash, të rrotullohet në rreth
      • zotërimi i kthimit nga shpina në bark – vendosja e lodrave të preferuara në fushën e shikimit në mënyrë që fëmija të lëvizë tërë trupin në drejtim të lodrës

Zvarritja në fillim do të ishte një lloj “notimi” në dysheme dhe më pas me kalimin e kohës fëmija ngadalë ngrihet në brezin e shpatullave. Në këtë fazë, kur fëmija do të ngrihet në brezin e shpatullave, në mënyrë pasive e ngremë edhe pjesën e tij të pasme (ngritja në gjunjë) për ta vendosur fëmijën në pozicionin me katër këmbë. Fillojmë duke i lëvizur krahët dhe këmbët përpara në mënyrë që fëmija të fillojë të zvarritet vetë. Në këtë fazë të zhvillimit motorik është e mundur të shihen forma të tjera të lëvizjes tek fëmija. Nëse fëmija zvarritet prapa, ose nëse njëra anë është më e fortë se tjetra, nganjëherë mund të ngatërrohet në duart e tij dhe të bjerë. Përveç zvarritjes klasike, ka edhe mënyra të tjera ku, për shembull, barku i fëmijës do të jetë në dysheme dhe me krahët dhe këmbët e shtrira thjesht do të tërhiqet zvarrë në dysheme, është e mundur të zvarritet prapa, të rrokulliset, të lëviz me ndihmën e vitheve të fëmijës, etj. 

Stimulimi i zvarritjes, ecjes këmbadoras tek fëmijët me autizëm – fëmijët me autizëm nuk presin vështirësi shtesë në zotërimin e fazave të zhvillimit motorik, kështu që kjo aftësi dhe mbështetje për të, do të ishte e njëjtë edhe tek fëmijët me zhvillim tipik. 

Stimulimi i zvarritjes, ecjes këmbadoras tek fëmijët me invaliditet trupor – në secilin lloj të invaliditetit trupor një rol kryesor në arritjen e fazave të zhvillimit motorik janë aftësitë individuale të fëmijës dhe për cilat çrregullime dhe vështirësi konkrete motorike bëhet fjalë. Në varësi të shkallës së çrregullimit motorik do të varet edhe mundësia e fëmijës për të zhvilluar këtë aftësi.

Stimulimi i zvarritjes, ecjes këmbadoras tek fëmijët me aftësi të kufizuara shqisore – tek fëmijët me dëmtime auditive nuk priten vështirësi në arritjen e fazave të zhvillimit motorik. Vështirësitë në zotërimin e fazave të zhvillimit motorik priten tek ata fëmijë që kanë dëmtime vizuale. Kjo sepse kështu për shkak që informatat vizuale që arrijnë në tru janë faktor kryesor në zotërimin normal të fazave të zhvillimit motorik. Përshtatja me mjedisin në të cilin rritet fëmija, si dhe ndihma nga personat e tjerë, do të ndihmojnë që fëmija ta zhvillojë aftësinë për t’u zvarritur. Përshtatja e mjedisit nënkupton ndryshimin e teksturave të bazës dhe sendeve që e rrethojnë fëmijën.