Ushtrimet për zhvillimin e muskulaturës së të folurit

 

Praktika orale është një lëvizje vullnetare e muskujve të aparatit të të folurit, përkatësisht lëvizjeve të buzëve, gjuhës, nofullës, mishit të dhëmbëve dhe faqeve.

Parakusht për shqiptimin e mirë të tingujve është praktika e zhvilluar mirë orale, në mënyrë që muskujt e përfshirë në të folurit të mund t’i kryejnë të gjitha lëvizjet e domosdoshme për artikulimin e duhur. 

Këtu janë ushtrimet që mund t’i bëni me fëmijën Tuaj për të “lëvizur” aparatin e të folurit. Në fakt, qëllimi i këtyre ushtrimeve është të përmirësojnë saktësinë e lëvizjeve të nofullës së poshtme, buzëve, qiellzës së butë, faqeve dhe gjuhës.

Gjithmonë filloni me ushtrimet që e dini se fëmija do të jetë në gjendje t’i kryejë, pastaj ngadalë kaloni në ushtrime të reja dhe më të vështira. Këshillohet që të ushtroni para pasqyrës në mënyrë që fëmija të mund t’i vizualizojë lëvizjet Tuaja dhe t’ju imitojë.

Ushtrimet për buzët

      • hapja dhe mbyllja e ndërsjellë e gojës
      • buzëqeshja – puthja (e ndërsjellë)
      • tërheqja dhe relaksimi i buzëve
      • gumëzhitja me buzët (duke i dridhur)
      • kafshimi i buzës së poshtme dhe të sipërme
      • lëvizja e buzëve majtas dhe djathtas

Ushtrimet për gjuhën

      • nxjerrja e gjuhës nga goja (nxjerrja e gjuhës)
      • lëvizja e gjuhës majtas dhe djathtas
      • lëvizja e gjuhës para dhe mbrapa
      • lakimi i gjuhës
      • prekja e dhëmbëve së pari lart (përpara dhe prapa), pastaj poshtë (përpara dhe prapa)
      • prekja e hundës dhe mjekrës me gjuhë
      • lëpirja e buzëve
      • përhapja e gjuhës në formën e gamës

Ushtrimet për nofullën e poshtme

      • hapja dhe mbyllja e nofullës së poshtme
      • lëvizja e nofullës së poshtme majtas dhe djathtas

Ushtrimet për dhëmbët

      • përtypja në anën e majtë, pastaj në anën e djathtë
      • përtypja me dhëmbët e përparmë (kjo mund të praktikohet duke përtypur kripëse)

Ushtrimet për faqet

      • fryrja e faqeve, së pari në anën e majtë, pastaj në të djathtën dhe në fund me të dyja
      • imitimi i lëpirjes së ëmbëlsirave duke i prekur me gjuhë në pjesën e brendshme të faqes (mund të bëhet edhe me lëpirëse)

Përveç këtyre ushtrimeve që specializohen në organe të veçanta, ka edhe disa ushtrime të përgjithshme që mund t’i bëni me fëmijën Tuaj që fëmija do t’i kuptojë si lojë, dhe në të njëjtën kohë do t’i ushtrojë muskujt e aparatit të të folurit. Për shembull, fryrja e bilbilit, bërja e flluskave nga sapuni, pirja e lëngut me tub, fryrja në ujë me tub, fryrja e faqeve me ajër.

Mundohuni të mbani vëmendjen e fëmijës. Lavdërojeni për çdo ushtrim të bërë mirë. Kjo do ta motivojë që të vazhdojë më tutje. 

Ushtrimet nuk duhet të jenë të pakëndshme për fëmijën.

Ushtrimet e këtij lloji e zgjojnë vetëdijen e fëmijës për lëvizjet e gjuhës, buzëve, faqeve, fëmija mëson se si duhet të drejtojë rrymën e ajrit për të qenë i gatshëm për artikulimin e duhur të tingujve.