Foshnja ime është dymuajshe dhe nuk dëshiron të shtrihet në bark. Qan dhe unë heq dorë menjëherë. A duhet të jem më këmbëngulëse dhe pse duhet ta vendos në këtë pozitë, nëse nuk ndjehet mirë?

Pozita në bark ka një rëndësi të madhe për zhvillimin motorik, por edhe për zhvillimin e përgjithshëm të foshnjës që nga ditët e para të jetës. Kjo është pozita e parë kundër gravitetit që foshnja duhet ta mësojë vetë. Kur shtriheni në mënyrë aktive në bark (jo duke fjetur), aktivizohen grupe të ndryshme muskujsh, siç janë muskujt e qafës, shpatullave, shpinës dhe krahëve, dhe me forcimin dhe koordinimin e tyre të ndërsjellë, vendoset kontrolli i kokës, përkatësisht foshnja mund ta mbajë në mënyrë të drejtë. Me vendosjen e përditshme në bark, foshnja zhvillon aftësi motorike, të cilat janë baza për zhvillimin e lëvizjeve, pozitave dhe aftësive më komplekse në periudhën e ardhshme, të tilla si arritja, kthimi në bark, rrotullimi, ulja, zvarritja, drejtimi dhe arritja e aftësisë së fundit kundër gravitetit në zhvillimin e hershëm të fëmijës, dhe kjo është ecja.

Si ta mësoni foshnjën të shtrihet në bark derisa është zgjuar?

Filloni duke e vendosur foshnjën në një sipërfaqe të pastër, të fortë, mundësisht në dysheme. Pastrojeni mirë dhe vendosni një batanije. Nëse keni shtroja gome, mjafton të vendosni çarçaf mbi to. Në fillim mund ta palosni leckën si lëmsh dhe ta vendosni nën gjoksin e foshnjës, të jetë pak si e ngritur. Përdorni lodra që lëshojnë zhurmë ose një pasqyrë për ta inkurajuar foshnjën që ta drejtojë kokën. Nëse qan dhe nuk bashkëpunon, mjafton ta mbani për legeni që të ndihet i qëndrueshëm. Vendoseni atë 2-3 herë në ditë në kohëzgjatje prej 3 deri në 5 minuta çdo sesion. Periudha optimale për stimulimin e pozitës së barkut është të paktën 45 minuta pas shujtës, pasi t’ia ndërroni pelenën dhe mos të jetë para kohës së gjumit.

SectionFëmija im është 4 vjeç dhe flet në mënyrë të pakuptueshme. Shokët nuk e kuptojnë se çfarë dëshiron të thotë, prandaj tërhiqet. Kohët e fundit vërej se është ndryshe nga moshatarët e tij. A mjafton të konsultohem vetëm me logopedin, apo duhet t'i drejtohem edhe një profesionisti tjetër?

Në këtë moshë, të folurit duhet të jetë i kuptueshëm, megjithëse ekziston tolerancë për shqiptimin e papastër të disa tingujve. Është gjithashtu e rëndësishme nëse ai e kupton atë që i thuhet, nëse mund të kryejë urdhër verbal prej dy pjesëve (p.sh.: “Zbathi atletet dhe shko t’i lash duart”). Nëse dyshoni se Ju kupton, atëherë këshillohuni me shërbimin profesional të vlerësimit të zhvillimit. Përveç punës me logopedin, punoni edhe në përforcimin e vetëbesimit të tij duke e përfshirë me aktivitete sportive ose aktivitete të tjera që e interesojnë.

(këtu mund të vendosni link mbi skriningjet, të kontrollojë prindi nëse ka devijime në fusha të tjera, për të mos e zgjatur përgjigjen shumë)

Djali im është 2.5 vjeç dhe thotë vetëm disa fjalë me kuptim. Gjatë konsultimit, logopedi më bëri shumë pyetje në lidhje me zhvillimin e tij motorik, edhe pse ai ecë në mënyrë të pavarur prej 14 muajsh. Si lidhen këto dy aspekte?

Zhvillimi motorik luan një rol të madh në zhvillimin e të folurit. Nga momenti kur fillojmë të luajmë lojëra me duartrokitje me foshnjën, krijohet një organizim ritmik tek ai, i cili është edhe baza për të folur, përkatësisht belbëzimi në rrokje në atë moshë. Shumica e fjalëve të para të shkurtra krijohen derisa fëmija është duke kryer ndonjë lëvizje motorike (të tilla si opa, bam…). Në moshë më të vonshme, duke luajtur me sende, duke ndërtuar blloqe kubesh dhe duke i shembur ato, duke i derdhur, duke i vendosur në kuti dhe duke i prishur, etj., fëmija i zhvillon aftësitë motorike, të cilat i bashkojnë aspektet kognitive dhe të të folurit.

Fëmija im është 5 vjeç dhe ende i ndërron duart derisa vizaton. A duhet të përforcoj një dorë të caktuar që të jetë dominuese? A duhet të ketë një dorë dominuese?

Lateralizimi është aftësia e trurit për të kontrolluar gjysmën e majtë dhe të djathtë të trupit, por në të njëjtën kohë, secila nga hemisferat e trurit ka funksione nën kontrollin e tij. Lateralizimi fillon ndërmjet vitit të dytë dhe të tretë dhe zhvillohet deri në vitin e nëntë. Në atë proces, fëmija përmes lojës dhe manipulimit me materiale të ndryshme, zbulon se cila dorë është më aktive dhe më e saktë, dhe cila ka rol shoqërues. Për shembull, prenë me gërshërë me dorën e djathtë, ndërsa e mban fletën në të majtë. Fëmijët që vonohen me lateralizimin në zhvillimin e hershëm, më vonë në shkollë kanë problem me përdorimin e veglërisë (vizoren, trekëndëshin, etj.) si dhe në përvetësimin e njohurive dhe aftësive shkollore.

Si ta dijë se cila është dora dominuese e fëmijës tim që është 4,5 vjeç, ndërsa gjatë lojës me lodra shpesh i përdor të dyja duart pothuajse në mënyrë të barabartë.

Luani lojëra bohemi dhe i thoni që t’i kreh flokët me furçën imagjinare. Ose të tregojë se si i lan dhëmbët, si i bie ziles, si do të shënonte gol në hendboll… Nëse fëmija nuk ka ndonjë send konkret përpara tij, nuk është i përqendruar në mënyrën se si ta kap, por aktivitetin e kryen në mënyrë spontane. Nëse në 70% e përdor të njëjtën dorë, konsiderohet se ajo është dominuese.

SectionKam një djalë 3 vjeç. Është shumë i qetë. Vazhdimisht luan me kafshë, vetura, ndonjëherë me karrige dhe i rregullon shumë në mënyrë të saktë. I pëlqen t'i shfletojë librat dhe mund t'i shikojë për orë të tëra. Është aq i përqendruar në lojë saqë nuk kthehet as kur e thërras me emër. Por, vjehrra më thotë që diçka nuk është në rregull. A duhet të shqetësohem?

Në moshën trevjeçare, loja duhet të ketë kuptim, të dini atë që luan fëmija. Nëse ai thjesht i rrotullon lodrat mekanikisht nëpër duar, ose ka një simbolikë në atë që bën me to? Për shembull, nëse kur luan lojën e fermës, i ushqen, i rendit kafshët sipas ngjashmërisë, ose nëse veturën e nget me qëllim, p.sh.: të shkojë në treg, të mbush karburant, etj., ose vetëm e mban në dorë? Cili është të folurit e tij? A ka të folur verbal, a Ju drejtohet, Ju bën pyetje, a përgjigjet në pyetjet? A Ju shikon në sy derisa flisni? Cili është qëndrimi i tij ndaj personave dhe moshatarëve të tjerë? A i pranon kontaktet, a fillon vetë kontakte? A e keni kontrolluar dëgjimin e fëmijës Tuaj? Nëse, përveç vërejtjeve Tuaja, fëmija ka ndonjë nga këto karakteristika, kontaktojeni pediatrin tuaj i cili do t’ju japë udhëzime për ekzaminime të mëtejshme.

Fëmija im është 5 vjeç dhe ende i ndërron duart derisa vizaton. Si të dijë se cila është dora dominuese e tij?

Lateralizimi si proces fillon ndërmjet vitit të dytë dhe të tretë dhe zgjat deri në vitin e nëntë. Sa më shpejt që ky proces të stabilizohet, aq më lehtë do të jetë për fëmijën t’i përvetësojë dhe zhvillojë aftësitë e përditshme dhe të mëvonshme shkollore. Mënyra më e mirë për të parë se cila dorë është dominuese është përmes lojës, më saktësisht përmes lojës bohemi. Thoni në mënyrë boheme që t’i lajë dhëmbët, t’i krehë flokët, të tregojë për diellin, t’i bie ziles, të tregojë se ku është hunda e tij… bëhu kreativë. Dominuese konsiderohet dora që e përdor në 70% të situatave. Pasi të jeni siguruar nëse është dora e djathtë ose dora e majtë, udhëzojeni të përdorë si dorën e tij dominuese. 

Fëmija im është 5 vjeç dhe nuk ka interesim të vizatojë. E mban lapsin gabimisht dhe mendoj se ky aktivitet e zhgënjen. Nga ana tjetër, i kupton dhe i përdor të gjitha aplikacionet në tabletin e tij, madje është edhe më i përparuar se moshatarët e tij. A duhet ta detyroj të vizatojë? Si ta inkurajojë që ta bëjë këtë?

Gjithnjë e më i madh është numri i fëmijëve që nuk duan të vizatojnë dhe të shkruajnë, ndërsa teknologjinë e përdorin në jetën e përditshme pa ndonjë problem. Është e vërtetë që jetojmë në epokën e teknologjisë, ku kompjuterët dhe pajisjet inteligjente janë rreth nesh, por nuk duhet ta lëmë pas dore zhvillimin e aftësive themelore për t’i përvetësuar aftësitë jetësore. Mbajtja gabimisht e lapsit në moshën 5 vjeç është shenjë se muskujt e gishtit nuk janë zhvilluar aq sa të jenë në gjendje ta kryejnë aktivitetin e vizatimit, por nuk është vetëm vizatimi në pyetje, por edhe shumë manipulime dhe aktivitete që fëmijët duhet t’i përvetësojnë në periudhën parashkollore, të tilla si pavarësia në të ushqyerit, tërheqja e lidhëseve, kopsitja e patentit, radhitja, derdhja e ujit nga shishja në gotë, etj., të cilat janë baza për të nxënë njohuri dhe aftësi akademike. Këta fëmijë më vonë kanë vështirësi të shkruajnë, duart e tyre lodhen shpejt, dorëshkrimi i tyre është i çrregullt dhe kanë vështirësi në përdorimin e mjeteve të vogla dhe mjeteve mësimore (dy trekëndësha, vizore, kompas, etj.).

Si të stimuloni fëmijën 5 vjeç që të mbajë lapsin në mënyrën e duhur?

Meqë mbajtja gabimisht e lapsit është shenjë e muskujve të dobët të gishtave, duhen të bëhen ushtrime dhe aktivitete për t’i forcuar ato.

      • aktivitetet e stimulimit për të kapur me gishtin e madh dhe gishtin tregues (klasifikimi i ushqimit me kokrra të përziera, nga njëra enë të ndahen kokrrat e veçanta në enë më të vogla)
      • bërja e ushqimit me kokrra dhe kolazhi (vizatoni një rreth fëmijës, ndërsa atë me ngjitjen e kokrrave ose copave të letrës le ta plotësojë. Më vonë vetëm të vizatojë një send që dëshiron dhe të përsërisë veprimin)
      • lojërat me plastelinë në kombinim me materialin tjetër
      • të kullojë ujin nga sfungjeri dhe lecka e pambukut
      • thyeni bojrat e vajit në copa të vogla dhe le të ngjyros me to

Kam një foshnje 6 muajsh që qan vazhdimisht dhe asgjë nuk e qetëson. Çfarë të bëjë?

      • duke qarë foshnjat komunikojnë me mjedisin dhe i shprehin nevojat e tyre. Nëse foshnja i ka të përmbushura të gjitha nevojat dhe nuk ka probleme shëndetësore, ndërsa foshnja ende qan, thjesht mund të ketë nevojë për afërsinë Tuaj. Foshnja ka nevojë ta ndiejë aromën e nënës, babait, ka nevojë ta ledhatoni dhe t’i drejtoheni me një zë të ëmbël. Edhe disponimi Juaj personal mund të jetë burim shqetësimi për foshnjën
      • mundësoni foshnjës siguri, rehati dhe qetësi dhe vështrojeni. Mundohuni të kuptoni se çfarë dëshiron duke e analizuar shprehjen e fytyrës së tij dhe gjuhën e trupit
      • bisedoni me të edhe pse ende nuk i kupton fjalët. Luani me të dhe inkurajojeni që të eksplorojë mjedisin
      • vendosni kontakt me sy shpesh dhe derisa jeni me fëmijën tuaj kaloni më pak kohë para televizorit dhe në telefon
      • nëse foshnja qan vazhdimisht dhe nuk mund ta qetësoni në asnjë mënyrë dhe nuk e kuptoni arsyen e të qarit, konsultohuni me mjekun

Fëmija im është 1 vjeç e gjysmë. Shpesh zgjohet rreth orës 3 të natës dhe i pëlqen të luajë ose të shikojë filma vizatimorë. Të gjithë zgjohemi dhe ia plotësojmë dëshirën, por e kam të vështirë të funksionoj të nesërmen. Si mund ta ndryshoj këtë?

      • kur fëmija është midis vitit të parë dhe të dytë, ende ka nevojë për rutina. Këshillohet të zvogëloni gjumin e ditës në një herë në ditë dhe të mos jetë afër gjumit të natës. Gjatë ditës, ofroni aktivitete motorike dhe aktivitete të tjera që do ta “lodhin” fëmijën. Lodhja do t’i sigurojë një gjumë më të thellë
      • përkundër ndërprerjes së të ushqyerit natën, shumica e fëmijëve midis vitit të parë dhe të dytë ende dinë të zgjohen natën duke dashur të ngrihen dhe të luajnë. Në ato momente është e rëndësishme të mos e mbështesni në atë qëllim, sepse përndryshe do ta zgjoni dhe do të jetë shumë e vështirë për ju që ta vini përsëri në gjumë. Rekomandohet që të mos e merrni fëmijën nga shtrati, por të përpiqeni ta vini në gjumë, për shembull, duke u shtrirë pranë tij dhe duke u ngushëlluar me zë të butë, ndizeni një llambë nate në vend të dritës, mos luani me të dhe mos bëni sikur është ditë
      • është shumë e rëndësishme që prindërit të jenë të qëndrueshëm në rutinat e tyre, të jenë këmbëngulës dhe të durueshëm në ndryshimin e shprehive të këqija të gjumit të fëmijës së tyre, sepse një ndryshim i tillë zakonisht zgjat dy ose tre javë

Fëmija im është 3 vjeç e gjysmë, dhe akoma nuk është i pavarur në të ushqyerit e tij dhe përveç kësaj dëshiron të hajë vetëm ushqim të shtypur. Vajza e madhe në atë moshë mund të mbante vetë lugë dhe pirun dhe hante gjithçka që ne të rriturit hanim. Çfarë të bëj?

      • zakonisht midis muajit të tetë dhe të dymbëdhjetë, fëmijët tregojnë gatishmëri për të filluar të hanë vetë duke e kapur ushqimin me gishta. Hapi tjetër është të përdorni një lugë të vogël me të cilën fëmija fillimisht luan në pjatë dhe e dërgon në gojë. Pastaj rreth muajit të 18-të pasi të ketë zotëruar lugën, mund të fillojë të kafshojë copa frutash dhe perimesh me një pirun të vogël
      • nëse pas vitit të dytë / të tretë vazhdoni ta ushqeni fëmijën tuaj nuk do të ndiejë nevojën për pavarësi, do të jetë plotësisht e natyrshme që dikush tjetër ta ushqejë atë dhe kjo do të jetë një mënyrë dashurie dhe kujdesi nga prindi i cili nuk do të dëshirojë ta ndërpresë. Mënyra se si prindërit e trajtojnë dhe e shohin procesin e të ushqyerit të fëmijës së tyre mund të ndikojë shumë në pavarësinë e tij. Mos kini frikë se fëmija Juaj do të mbetet i uritur nëse Ju nuk e ushqeni ose nuk ia shtypni ushqimin. Përgatiteni ushqimin që e dëshiron dhe vendoseni para tij, largoheni për pak kohë nga dhoma dhe lëreni vetëm të provojë. Gjithashtu, lini kohë të mjaftueshme ndërmjet shujtave që të ndiejë uri. Gjatë shujtave kryesore, sigurojini hapësirë për të në tryezën e përbashkët dhe, sipas moshës, ofroni të njëjtin ushqim që e konsumojnë edhe anëtarët e tjerë të familjes. Bëhuni modeli i tij dhe mos harroni ta lavdëroni kur përpiqet të ushqehet vetëm. Sigurisht që fëmija do të hajë më ngadalë, por kini durim dhe pasi të vendosë pavarësi mos u ktheni në shprehinë që Ju ta ushqeni vetëm sepse dëshiron që të hajë shujtën e tërë, të mos ndotet ose po nxitoni

Fëmija im së shpejti do t'i mbush 3 vjeç dhe ende mban pelena, sidomos natën. A duhet të shqetësohem? Si t'ia largoj shprehitë për të mbajtur pelena?

      • kur është koha e duhur për t’i hequr pelenat është mjaft individuale dhe nuk ka moshë të drejtpërdrejtë që përcakton se kur fëmijët ndalojnë përdorimin e pelenave, megjithëse periudha më e përshtatshme për të filluar procesin e heqjes së pelenave tregohet kryesisht rreth vitit të dytë. Sidoqoftë, është më mirë t’i ndiqni shenjat tek fëmija që tregojnë se është i gatshëm për trajnimin e kontrollit të sfinkterëve, të tilla si pelena është e thatë për 2-3 orë, nëse ndalet dhe bën zhurmë, bën grimasa, lëvizje të trupit, etj., kur zorrët e tij punojnë, nëse ankohet, tregon shenja të shqetësimit dhe përpiqet ta heq pelenën kur është e ndyrë
      • filloni t’i largoni kur është më mirë për ju dhe fëmijën tuaj, në një atmosferë të sigurt dhe të relaksuar pa ndryshime të mëdha jetësore për fëmijën. Ndihmojeni të mësojë të dëgjojë trupin e tij duke e kujtuar gjithmonë që t’ju tregojë kur ka nevojë për oturak. Nëse i lag pantallonat, shpjegojini se duhet t’ju tregojë herën tjetër para se ta bëjë
      • lëreni të shikojë se si të rriturit shkojnë në tualet për të kuptuar se është një proces i natyrshëm që të gjithë e bëjnë
      • blini atij oturak që mund vetëm të zbraz, aq më shumë përgjegjësi do të mësojë më shpejt
      • kur filloni me trajnimin në tualet është mirë të vendosni një model të ulur në oturak, për shembull, gjysmë ore pasi fëmija të hajë, para gjumit, pasi të jetë zgjuar, para se të dilni jashtë dhe shpërblejeni çdo sukses me lavdërime, urime, përkëdhelje ose shpërblejeni me diçka tjetër që mund ta motivojë
      • sigurisht që do të ketë dështime. Në atë rast, tregoni me fjalë dhe gjest se nuk është e frikshme, por prapë kërkoni vetëm që t’i heq brekët dhe t’i çojë në vendin për t’i pastruar. Shkëputja nga pelenat fillimisht është gjatë ditës, dhe pastaj natën dhe është e mundur që disa fëmijë, edhe pse nuk përdorin pelena gjatë ditës, të kenë nevojë për një periudhë edhe më të gjatë gjatë natës
      • tregojini fëmijës se ka oturak afër shtratit dhe se duhet të ngrihet kur ndjen nevojën dhe se mund t’ju zgjojë për ta ndihmuar. Kur të vini re se ndonjëherë zgjohet në mëngjes me pelenë të thatë, përpiquni ta vini të flejë pa të dhe në atë rast mund ta mbuloni shtratin me batanije najloni