Zhvillimi kognitiv i fëmijës prej 3 deri më 7 vjeç
Zhvillimi kognitiv nënkupton ndërtimin e proceseve të mendimit duke përfshirë të menduarit, të kujtuarit, zgjidhjen e problemeve dhe miratimin e vendimeve nga fëmijëria dhe deri në pjekurinë e personalitetit.
Dikur besohej se foshnjat nuk kanë aftësinë për të menduar ose formojnë ide komplekse dhe mbesin pa njohuri derisa të mësojnë të flasin. Tani dihet që foshnjat janë të vetëdijshme për mjedisin dhe janë të interesuar për kërkime që nga koha kur lindin. Që nga lindja, foshnjat fillojnë të mësojnë në mënyrë aktive. Ata mbledhin, klasifikojnë dhe përpunojnë informata nga mjedisi i tyre, duke i përdorur të dhënat për të zhvilluar perceptimin dhe aftësitë e të menduarit.
Zhvillimi kognitiv i referohet mënyrës se si personi percepton, mendon dhe fiton njohuri për botën përreth tij. Fushat e zhvillimit kognitiv përfshijnë përpunimin e informatave, inteligjencën, gjykimin, zhvillimin e të folurit dhe kujtesën.
Për ndjekjen më të lehtë të zhvillimit kognitiv në tekstin e mëtejshëm, janë veçuar disa funksione kryesore që fëmija duhet t’i zotërojë sipas moshës: