Zhvillimi i fëmijës gjatë vitit të tretë
Zhvillimi i fëmijës është një proces i vazhdueshëm. Ndryshimet që fillojnë qysh para lindjes vazhdojnë të ndodhin intensivisht, veçanërisht në tri vitet e para. Kjo i referohet zhvillimit të funksioneve dhe lëvizjeve motorike, perceptimit ndijor, komunikimit. Në vijim do t’jua paraqesim komponentët dhe funksionet më të rëndësishme të zhvillimit që ndodhin në periudhën prej 2 deri në 3 vjeç.