Lodrat për fëmijë 1 – 2 vjeç

 

Loja është shtytësi i zhvillimit të fëmijës në moshë të hershme. Përmes saj, fëmijët mësojnë për botën, rriten dhe zhvillohen. Prindërit / kujdestarët e fëmijës duhet ta respektojnë këtë nevojë dhe të krijojnë kushte në të cilat ata mund të eksplorojnë në mënyrë aktive. 

Një nga mjetet më të rëndësishme që duhet t’u sigurohet fëmijëve janë lodrat që janë të përshtatshme për moshën e tyre, si dhe nivelin e zhvillimit, ndërsa përmes të cilave fëmija do të stimulohet për zhvillim.

Lodrat për zhvillimin e fëmijës në këtë moshë që duhet t’i provoni: 

Gotat në madhësi të ndryshme

      • përveç që këto lodra e ndihmojnë fëmijën ta ushtroj koordinimin sy – dorë, këto lodra e stimulojnë zhvillimin kognitiv të fëmijës. Mund të fshihni sende më të vogla nën gotat dhe më pas të luani duke i kërkuar ato, me ç’rast e stimuloni fëmijën t’i ngrejë gotat. Gotat, gjithashtu, mund të radhiten si kullë ku fëmijët e zhvillojnë aftësinë për të analizuar, krahasuar madhësinë dhe zgjidhur situatat problematike përmes provave dhe gabimeve

Lodrat me rrota

      • lodrat me rrota, të tilla si karrocat, trenat, kamionët ose karrocat e foshnjave, ndihmojnë dhe i inkurajojnë fëmijët ta eksplorojnë mjedisin e tyre në mënyrë më të pavarur. Në të njëjtën kohë e përmirësojnë koordinimin e tyre dhe motorikën e lehtë
Igracki so trkala 2

Kubet për të ndërtuar

      • kubet për të ndërtuar mund t’i ndihmojnë fëmijës të zhvillojë funksione kognitive dhe t’i mësojë format. Kubet me të cilat fëmija do të luajë duhet t’i përshtaten moshës, për shembull, kur fëmijët janë më të vegjël, kubet duhet të jenë më të mëdha, ndërsa kur fëmijët rriten, madhësia e kubeve zvogëlohet. Në çdo rast, nuk ka asgjë më tërheqëse për një fëmijë sesa të ndërtoni kullë të lartë prej kubeve, të cilën më pas do ta prish
kocki 2

Ngjyrat jotoksike për të ngjyrosur me gishta

      • ngjyrat për të ngjyrosur me gishta janë gjithmonë një zbulim interesant për fëmijët e vegjël. Ata do të jenë shumë të kënaqur nga loja me ngjyrat. Në një karton të madh mund të bëni vepra të bukura arti me fëmijën Tuaj

Rëra

      • çdo fëmije i pëlqen të luajë me rërë. Mbushja e ndonjë ene me rërë dhe derdhja e saj shkakton kënaqësi të vërtetë për fëmijën, dhe në të njëjtën kohë është një mënyrë e shkëlqyeshme që fëmija të luajë në mënyrë të pavarur (nën mbikëqyrjen e prindërve) dhe ta eksplorojë dhe njohë mjedisin. Fëmijët mund të luajnë në rërë për orë të tëra. Përmes kësaj loje, ata e ushtrojnë koordinimin e lëvizjeve, e përmirësojnë motorikën e lehtë, dhe që është më e rëndësishmja, kënaqen

Enigmat

      • lodrat edukative, të cilat pavarësisht thjeshtësisë së tyre, janë mjete të shkëlqyeshme për t’i mësuar dhe për t’i zhvilluar aftësitë e jetës tek fëmijët që në moshë të hershme
      • koha optimale për të ofruar enigmë për foshnjat është pasi të ulen në mënyrë të qëndrueshme dhe do të fillojnë të godasin tryezën me duar, të godasin dy sende njëri me tjetrin, të nxjerrin sende nga kutia, të derdhin, të hedhin dhe të tërheqin gjithçka që mund të kapin. Në këtë periudhë, ata nuk e bëjnë enigmën, por fitojnë përvojë për pjesët e saj – i mbajnë në duar, i vendosin në gojë, i shikojnë, i godasin njëri me tjetrin
      • për fëmijën ofroni enigmë duke futur një element në gropë. Për shembull, një rreth që fëmija duhet të vendosë në gropë, pa pasur nevojë ta ngrejë atë, por duke rrëshqitur. Pastaj vijojnë enigmat e thjeshta prej 2 deri në 10 pjesë që duhet të jenë të mëdha, forma të thjeshta, enigma për një temë, duke njohur fotografitë e pjesëve dhe duke i bashkuar ato, kafshë, pemë dhe perime. Materiali zakonisht duhet të jetë prej druri dhe pjesët duhet të futen në gropë dhe të kenë doreza për të mbajtur më lehtë