Enigmat si stimulim për zhvillimin e fëmijës
Procesi i shqyrtimit me vetëdije dhe me qëllim të enigmave dhe përpjekja që nga pjesët të bëhet tërësia, fillon midis vitit të parë dhe të dytë, por procesi i ndërtimit me vetëdije të tërësisë shfaqet në fund të vitit të dytë dhe vazhdon më tej.
Si ndikon pozitivisht enigma në zhvillimin e fëmijës?
-
-
- e përmirëson përqendrimin, përkatësisht e rrit kohën e vëmendjes së përqendruar që fëmija ia kushton një aktiviteti në një periudhë të caktuar kohore
- e mëson hapësirën dhe relacionet e sendeve në të dhe bëhet i vetëdijshëm për veten në atë hapësirë. Nëpërmjet përpjekjeve të ndërthuren dy pjesë, fëmija e kupton që duhet të zgjedhë pikërisht ato dy pjesë që shkojnë së bashku, dhe jo cilëndo qoftë. I kthen në duar, përpiqet të gjejë vendin e saktë ku bashkohen, i analizon ngjyrat ose fotografitë e secilës prej tyre dhe me çdo përvojë të mëvonshme, numri i përpjekjeve dhe gabimeve zvogëlohet dhe kjo e bën bashkimin më të shpejtë
Në mënyrë që të mblidhni enigmën me sukses, është e nevojshme t’u kushtoni vëmendje faktorëve si në vijim:
-
-
- numri i pjesëve në enigmë
- tema e enigmës
- lloji i enigmës
- madhësia e pjesëve të enigmës
- lloji i ilustrimit të enigmës
- forma e enigmave
- materiali nga i cili janë bërë enigmat
Mosha në vite
|
Përshkrimi i enigmave |
2 deri në 3 |
Enigma nga 8 deri në 20 pjesë të personazheve të tyre të preferuar të filmave vizatimorë, instrumenteve muzikore dhe fotografive me ilustrimet e profesioneve të ndryshme ose mjeteve të komunikacionit |
4 deri në 5 |
Këtu mund të fusni edhe pjesë që duhet të bashkohen së pari dhe pastaj të futen në enigmat me rotacione të ndryshme, me ngjyra të ndryshme, por në formë të ngjashme ose me tema me shkronjat dhe numrat. Zakonisht përdoren deri në 60 pjesë që janë të lehta dhe nuk duhet të kenë bazë |
mbi 6 vjeç |
Përdoren enigmat që kërkojnë gjykim dhe mendim logjik, me të njëjtën ngjyrë dhe të ndryshme në formë. Në këtë moshë mund të jepet edhe Kubi Rubik |
Përshtatja e aktivitetit të llojit të ndryshëm të aftësisë së kufizuar
Përshtatja e aktivitetit për fëmijën me autizëm
Kur bëhet fjalë për fëmijën me autizëm gjithmonë duhet së pari të mendojmë për mbështetjen dhe afrimin e fëmijës me autizëm në mënyrë që të mund ta orientojmë në disa aktivitete. Kurdoherë që punoni me këta fëmijë duhet të jeni të sjellshëm, të jeni në të njëjtën lartësi dhe pozitë me të. Luani, për shembull, gudulisje për t’ia tërhequr vëmendjen dhe për të qenë në gjendje t’ju shikojë në sy për një kohë të shkurtër. Gjithashtu duhet të jeni të drejtpërdrejtë dhe të bëni pyetje të shkurtra. Lejojeni t’ju imitojë, bëhuni shembull i tij. Punoni me fëmijën në dhomë të qetë dhe në fillim përdorni enigma më të thjeshta, përsëritni, keni durim, motivojeni… Kur e çoni fëmijën drejt enigmave më të ndërlikuara, së pari mund ta bëni të gjithë fotografinë, më pas të merrni disa pjesë karakteristike dhe më pas të kërkoni që fëmija t’i vendosë në vendin e duhur.
Disa fëmijë me autizëm kanë aftësi shumë të zhvilluar për të renditur enigma dhe kënaqen duke i bërë ato. Në atë rast, siguroni enigma për temat e ndryshme dhe përdorni si mjet motivues për të drejtuar ndonjë aktivitet tjetër.
Përshtatja e aktivitetit të fëmijës me aftësi të kufizuar fizike
Fëmija me aftësi të kufizuara fizike mund, por edhe nuk mund të ketë vështirësi shtesë në zhvillim. Për të është më e rëndësishme të përdoren të gjitha potencialet e tjera kur bëhet fjalë për aktivitetet që e përfshijnë motorikën e lehtë, por edhe të bëhen përshtatjet në aktivitetet që do t’i vënë ato potenciale në veprim. Kur bëhet fjalë për enigmat, përshtatja mund të përfshijë përdorimin e enigmave me magnetë ose pjesë më të mëdha që futen lehtë në enigmën dhe nuk lejojnë lëvizjen kur e bëni tërësinë. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për enigma që kërkojnë futjen në boshllëqe të caktuara, dorezat mund të bëhen më të mëdha, ose të zëvendësohen me doreza që përdoren zakonisht për mobilje. Enigmat me tema dhe ilustrime të ndryshme përdoren në varësi të zhvillimit të aftësive kognitive dhe moshës. Gjatë kryerjes së aktivitetit, gjithmonë i kushtoni vëmendje anës lëvizëse të fëmijës dhe rregullojeni pozicionin më të mirë për punë.
Përshtatja e aktivitetit të fëmijës me shikim të dëmtuar
Filloni me enigma të thjeshta, pastaj përdorni enigma 3D, enigma me alfabetin e Brajit, enigma që kanë konture të formësuara në mënyrë taktile.
Mbështetja e orientimit hapësinor është më e rëndësishme për këta fëmijë, veçanërisht për ata që kanë dëmtime të plota të shikimit. Mbajeni dorën e tij për t’i prekur pjesët e enigmës dhe më pas edhe vendin ku duhet ato të vendosen. Për fëmijët që kanë mbetje të shikimit, përdorni ngjyra të forta dhe kontraste, pjesë të mëdha që kanë konture të shënuara qartë. Në mënyrë plotësuese, zbatoni metodat si në vijim: vezullimi i shpeshtë – kështu fëmija i lag sytë, e cila e zvogëlon përpjekjen dhe e kthjell fotografinë, fërkimi i pëllëmbëve dhe mbulimi i syve për të pushuar, dhe pastaj për të parë. Zmadhimi me thjerrë nëse është i nevojshëm. Kur jepni udhëzime, jini konkret, për shembull, në vend të fjalëve këtu ose atje, përdorni fjalët si në vijim: para teje, pranë teje në të djathtë, pranë teje në të majtë, etj.
Kur kryeni aktivitete të tilla me fëmijën me shikim të dëmtuar, shqisa e prekjes luan rol dominues, por gjithashtu përpiquni t’i përfshini të gjitha shqisat. Për shembull, kur keni enigma frutash, mund të vendosni parfum me aromën e frutave, pas çdo renditjeje, lëreni t’i shijojë frutat siç i rendit, t’i jepni edhe t’i kuptojë dhe prek në mënyrë taktile. Mund të përdoren gjithashtu edhe enigma me zë.
Përshtatja e aktivitetit të fëmijës me dëgjim të dëmtuar
Fëmijët të cilët kanë dëgjim të dëmtuar zakonisht nuk kanë nevojë për përshtatje shtesë të enigmave.