Lodrat për fëmijë 0 – 1 vjeç

 

Në periudhën e hershme të zhvillimit, lodrat luajnë një rol të madh në stimulimin e zhvillimit. Zgjedhja e lodrave në periudhën nga lindja deri në vitin e parë është shumë e rëndësishme për zhvillimin e fëmijës në të gjitha fushat. Prindërit e fëmijëve në këtë moshë shpesh mendojnë se gjithçka që duhet të bëjnë për fëmijën e tyre është të ushqyerit, të zhveshurit dhe gjërat e tjera që përfshijnë kujdesin për fëmijën. 

Megjithëse mund të duket se fëmija në këtë moshë nuk mund të bëjë shumë, në fakt nuk është kurrë shumë herët për të filluar të luani me fëmijën Tuaj. Ka shumë mënyra argëtuese që prindërit të luajnë me fëmijën e tyre dhe më pas të stimulojnë zhvillimin. Të luani është një mënyrë e shkëlqyeshme që prindërit / kujdestarët të ndërtojnë një lidhje të fortë emocionale që është jetike për zhvillimin e fëmijës.

Duke zgjedhur lodra dhe aktivitete që janë të përshtatshme për atë që foshnja është gati ta bëjë, prindërit mund të shfrytëzojnë kohën maksimalisht kur foshnja është zgjuar për të stimuluar zhvillimin dhe për të forcuar lidhjen emocionale.

Lodrat për zhvillimin e fëmijës në këtë moshë që duhet t’i provoni:

Dyshekët / mbulesat për në dysheme

      • dyshekët për të luajtur në dysheme janë diçka për të cilën çdo fëmijë ka nevojë. Ato e japin stimulimin, sepse janë me ngjyra të ndryshme dhe janë bërë nga lloje të ndryshme të materialeve. Me dyshekët për të luajtur krijoni një vend të sigurt, të pastër dhe të kënaqshëm për fëmijën tuaj për të ushtruar dhe zhvilluar. Vendosja e foshnjës në dyshek / mbulesë të fortë është e rëndësishme, sepse e bën më të lehtë ndryshimin e pozicioneve (nga shpina në bark dhe anasjelltas, si dhe të rrotulluarit anash). Pozicionet e ndryshme mundësojnë që foshnja të njohë botën dhe sendet nga disa këndvështrime dhe lëvizje të ndryshme motorike që janë baza e zhvillimit në periudhën deri në vitin e parë

Lodrat me zë

      • dëgjimi është një nga shqisat e para që zhvillohet tek fëmijët, ndërsa muzika mund të ketë efekt qetësues dhe stimulues. Sigurohuni që këngët të qetësojnë me një ritëm të thjeshtë, të përsëritur dhe përpiquni t’i këndoni fëmijës – zëri i prindërve është i preferuar i fëmijëve (dhe më i njohuri) në moshë të hershme. Në mënyrë plotësuese, përdorni lodra me zë që fëmija mund t’i mbajë në dorën e tij dhe t’i shkundë për të prodhuar zë. Lodrat me zë mund të jenë në formën e hallkave, shkopinjve prej druri, etj., të cilat kanë zile ose unaza të vogla

Lodrat me kontrast

      • foshnjat nuk shohin ngjyrë deri në moshën 3-muajshe. Prandaj, është mirë që lodrat e para t’i keni me kontrast bardh e zi. Për shembull, lodrat e varura të vendosura mbi krevat fëmijësh të jenë bardh e zi. Gjithashtu, mund të vendosni fotografi bardh e zi në muret anësore. Në këtë mënyrë do të stimuloni perceptimin vizual dhe aftësinë për t’u përqendruar. Gradualisht shtoni ngjyra, së pari të kuqen dhe pastaj edhe ngjyrat e tjera themelore dhe vendosni lodrat brenda mundësive për t’u kapur nga fëmija

Lodrat për dhëmbë

      • dhëmbët zakonisht fillojnë të rriten në 6 muaj, por dhimbja e mishit të dhëmbëve mund të fillojë më herët. Prandaj, në këtë fazë, jepen lloje të ndryshme për të brejtur që do të qetësojnë dhimbjen dhe do t’i mundësojnë foshnjës të kruajë mishin e dhëmbëve. Është e rëndësishme që ato të kenë një formë dhe dizajn të thjeshtë në mënyrë që foshnja t’i mbajë në mënyrë të pavarur

Librat

      • librat me faqe të forta dhe librat prej pëlhure janë më të mirat për duart e vogla të fëmijëve, sepse ato praktikisht nuk mund të shqyhen. Në mënyrë që fëmija të dojë librat që në moshë të hershme, prindërit duhet t’u lexojnë fëmijëve para gjumit ose thjesht t’u ofrojnë libra që janë të përshtatshme për moshën e tyre. Ato mund të jenë në kontrast bardh e zi dhe me ilustrime të thjeshta pa shumë detaje
Играчки до 1 Сликовници 1