Fusha – Motorika e përgjithshme
Qëllimi – Stimulimi i motorikës së përgjithshme (arritja e ecjes tek fëmija)
Përmes ecjes, fëmija arrin pavarësinë dhe aftësinë për t’u ndarë fizikisht nga prindërit dhe personat të cilët kujdesen për të. Kështu, fillon të plotësohet në çdo fushë të jetës. Por, si çdo fazë, edhe ecja duhet të zhvillohet gradualisht në mënyrë që fëmija të zhvillohet siç duhet.
Mosha – mosha e pritur për fëmijën të ecë është rreth vitit të parë
Kompetencat e fituara paraprakisht:
-
-
- mbajtja e kokës
- të gjitha aktivitetet që janë në pozicionin në bark dhe shpinë të arrihen
- të ulet në mënyrë të pavarur pa mbështetjen e personit tjetër
- të zhvillohet zvarritja, të ngrihet drejt vetë për të bërë një hap dhe të ngrihet në dy këmbë
- të dijë të bëjë një ose dy hapa me mbështetjen e personit tjetër
- të lëviz në mënyrë të pavarur, derisa mbahet në mur, tryezë ose send tjetër
Përshkrimi – Si ta ndihmojmë procesin e ecjes tek fëmija?
Sapo fëmija të fillojë të qëndrojë në dy këmbë dhe të bëjë hapa të vegjël, mbështetja e ecjes është përmes motivimit të tij për të lëvizur nga njëri prind tek tjetri në një distancë të shkurtër. Gradualisht siç fëmija bëhet më i sigurt në lëvizje rritet distanca që duhet ta kalojë.
Gjithashtu mund ta inkurajojmë fëmijën të lëvizë nëse vendosim sende, lodra që i pëlqejnë fëmijës dhe t’i kërkojmë që t’i sjellë pranë nesh ose t’i zhvendosë nga njëri vend në tjetrin. Në fillim e mbajmë fëmijën me të dy duart, të vendosura përpara dhe jo të ngritura lart mbi kokën e tij. Pastaj ngadalë e lëshojmë njërën dorë dhe e mbajmë vetëm për tjetrën. Pastaj mund të kthehemi dhe të jemi pas shpinës së fëmijës dhe duke e mbajtur për beli ose shpatulla për ta mbajtur derisa fëmija është duke lëvizur. Në fillim duhet ta lëmë të lëvizë në mënyrën më të lehtë për të.
Shumë fëmijë kur fillojnë të lëvizin mbahen në çdo mbështetje që ndodhet në dhomë (tryezë, shtrat ose ndonjë sipërfaqe tjetër të fortë) dhe kjo është mirë. Në këtë mënyrë janë të sigurt se nuk do të bien. Derisa fëmija mbahet për ndonjë sendi të caktuar, ecja shpesh do të jetë anësore. Të ecurit përpara është një aktivitet shumë kompleks që kërkon, mbi të gjitha, muskulaturë të zhvilluar mirë dhe ekuilibër. Një mënyrë për t’i mbështetur është të vendosni një rrip rreth belit të fëmijës dhe ai të lëviz në mënyrë që duart e tij të jenë të lira dhe ngadalë me to të mësojë se si të mbahet ekuilibri gjatë ecjes. Kurdoherë që fëmija bie në përpjekje për të lëvizur në mënyrë të pavarur, prindi nuk duhet të reagojë me dhunë nëse nuk është lëndimi më serioz. Duhet ta ushtrojë rënien po aq sa edhe të ecurit. Vetëm nëse fëmija di të bjerë dhe t’i vërë duart për të mbrojtur veten, do të mësojë edhe të lëvizë.
Pasi hapat do të jenë më të sigurt, duhet t’i japim fëmijës të mbajë disa sende në duar gjatë lëvizjes. Është shumë më e vështirë për fëmijën të lëvizë kur i japim trurit të kryejë edhe një aktivitet që lidhet me motorikën e përgjithshme, por pa marrë parasysh sa është më e vështirë, e ushtrojmë fëmijën të mësohet të ecë më lehtë. Pas fazës së të ecurit pason periudha e përsosjes së të ecurit, por edhe të aktiviteteve që lidhen me ecjen, si p.sh.: ngjitja, zbritja e shkallëve, kërcimi, qëndrimi në njërën këmbë në mënyrë alternative. Çdo fëmijë i zotëron të gjitha këto aktivitete ndryshe. Ndonjë fëmijë do të jetë i aftë në ngjitjen e shkallëve, tjetri do të gjuajë topin më mirë, por përsëri detyra e prindit është ta stimulojë atë vazhdimisht.
Stimulimi i ecjes tek fëmijët me autizëm – fëmijët me autizëm nuk presin vështirësi shtesë në zotërimin e fazave të zhvillimit motorik, si dhe kjo aftësi dhe mbështetja për ta është e njëjtë sikurse edhe tek fëmijët me zhvillim tipik.
Stimulimi i ecjes tek fëmijët me invaliditet trupor – në secilin lloj të invaliditetit trupor një rol kryesor në arritjen e fazave të zhvillimit motorik janë aftësitë individuale të fëmijës. Në varësi të shkallës së çrregullimit motorik do të varet edhe mundësia e fëmijës për të zhvilluar këtë aftësi deri në shkallën e ecjes së pavarur.
Stimulimi i ecjes tek fëmijët me aftësi të kufizuara shqisore – tek fëmijët me dëmtime auditive nuk priten vështirësi në arritjen e fazave të zhvillimit motorik. Vështirësitë në zotërimin e fazave të zhvillimit motorik priten tek ata fëmijë që kanë dëmtime vizuale. Kjo sepse informatat vizuale që arrijnë në tru është faktori kryesor në zotërimin e fazave të zhvillimit motorik. Përshtatja me mjedisin në të cilin rritet fëmija, ndihma nga njerëzit e tjerë në mjedis do ta ndihmojnë që fëmija ta përmirësojë aftësinë e të ecurit. Përshtatja e mjedisit nënkupton ndryshimin e teksturave të bazës dhe sendeve që e rrethojnë fëmijën.