Stimulimi i fëmijëve për të mësuar pjesët e trupit
Mosha: Të mësuarit e pjesëve të trupit duhet të filloj që nga mosha më e hershme mosha dy vjeçare.
Përshkrimi:
Edukimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për fëmijët e vegjël. Mësimi i pjesëve të trupit të njeriut është një pjesë themelore e edukimit të fëmijëve. Kur Fëmijët rriten ata janë kuriozë të dinë gjithçka. Prindërit fillojnë ti mësojnë në shtëpi atyre këto pjesë themelore të trupit të njeriut, ndërsa ata luajnë me fëmijët e tyre. Fëmijët mund të mësojnë si të shqiptojnë të gjitha pjesët e trupit të njeriut duke përdorur lojëra të ndryshme për fëmijë. Fëmijët e kopshtit mund të praktikojnë të mësuarit ndërsa luajnë aktivitete të ndryshme për të mësuar pjesët e trupit. Shumica e fëmijëve fillojnë të mësojnë edukimin e hershëm nga rrethina e tyre ndërsa luajnë me prindërit e tyre dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Ekzistojnë aktivitete të ndryshme për të mësuar pjesët e trupit:
-
-
- Të mësuarit e pjesëve të trupit përmes pasqyrës;
-
-
-
- Të mësuarit e pjesëve të trupit përmes plastelinës;
-
-
-
- Të mësuarit e pjesëve të trupit përmes vendosjes së pjesëve prej letre në fotografin e Njeriut;
-
-
-
- Të mësuarit e pjesëve të trupit përmes lodrës njeri;
-
-
-
- Të mësuarit e pjesëve të trupit përmes librit me zë.
-
Të mësuarit e pjesëve të trupit përmes pasqyrës – është një metodë shumë efikase, ku fëmiju përmes vetes së vet mëson pjesët e trupit dhe për çka shërbejnë ato. Për ta aplikuar këtë metodë duhet një pasqyrë, fëmiju afrohet para pasqyrës dhe prindi me dorën e fëmijut i prek pjesët e ndryshme të trupit (koka, syri, veshi), dhe i spjegon se për çka shërbejnë ata. Për shembull: me dorën e fëmijut prekim syrin e fëmijut dhe i tregojmë se syri shërben për të parë.
Të mësuarit e pjesëve të trupit përmes plastelinës – gjithashtu ka ndikim të madh në të mësuarit e pjesëve të trupit. E gjitha që na duhet është nje copë plastelin të cilën mundë ta modifikojmë dhe me të të formojmë pjesë të trupit. Së pari me ndihmën tonë e mësojmë fëmijun të bëjë një kokë të madhe, pastaj në të vendosim plastelin në formë të syve, veshët e kështu me rradhë.
Të mësuarit e trupit përmes vendosjes së pjesëve prej letre në fotografin e njeriut – është metodë shumë praktike dhe shumë interesante për fëmijët. Prindi duhet ta vizaton trupin e njeriut në një fletë të bardhë me të gjitha pjesët e trupit, pastaj nga një fletë tjetër i vizaton të njëjtat pjesë të cilat i prenë dhe i ndanë (këmba, dora, syri).
Fëmiu duhet të ulet në tavolinë dhe ti vendosë të gjitha pjesët e ndara në trupin e njeriut të vizatuar në fletë të bardhë. Për shembull: marim kokën e prerë dhe e vendosim tek vizatimi në letër, marim syrin poashtu e vendosim tek vendi i syve e kshtu me rradhë duke i vendosur dhe emërtuar të gjitha pjesët e trupit.
Të mësuarit e pjesëve të trupit përmes lodrës njeri – edhe kjo metodë është shumë e mirë për të mësuar fëmijët pjesët e trupit. Lodra njeri është një lodër në formë të njeriut, të cilës i hiqen të gjitha pjesët e trupit dhe i vëndohen përsëri. Prindi duhet ti heq lodrat dhe ti len ne tavolinë, pastaj fëmiju duhet ti rendit tek lodra çdo pjesë të trupit në formë korekte dhe paralelisht ti emërtojë të njejtat.
Të mësuarit e pjesëve të trupit përmes librit me zë – gjithashtu ka shumë ndikim në të mësuarit e pjesëve të trupit. Në librari mundë të gjeni libra të tillë me tinguj për pjesët e trupit dhe kur fëmiju të shtyp një pjesë ajo do flet se cila pjes është dhe për çka shërben. Në këtë lloj mënyre shum qartë fëmiju do ti mësojë pjesët e trupit dhe do të jetë në rrjedha me ato.