Zhvillimi i fëmijës prej 1-2 vjeç

12-18 muaj

        • në pozicionin e drejtë e ekuilibron trupin dhe fillon të bëjë hapa në mënyrë të pavarur
        • fillon të ngjitet në karrige dhe të zbresë vetë
        • fillon të ngjitet nëpër shkallë duke u mbajtur me një dorë
        • fillon të gjuajë topin me këmbë
        • mund të hedhë topin me dorë
        • fillon të shkarravit me laps në letër
        • fillon t’i kthejë faqet e librit
        • fillon të përdorë lugë për të ngrënë
        • fillon të kërkojë lodra të fshehura dhe gjen mënyrë për të marrë lodër që nuk është në dispozicion të tij
        • fillon t’i imitojë prindërit e tij se çfarë bëjnë dhe atë dëshiron ta bëjë
        • fillon të luajë me kukulla ose kafshë të pambukut, i ushqen, i vë në gjumë, i përqafon
        • di të tregojë të paktën një pjesë të trupit të tij
        • mund të kryejë të paktën një urdhër të thjeshtë si p.sh.: “ulu”, “ngrihu”
        • mund të ndërtojë kullë prej 3 kubesh
        • fillon të tregojë me gisht ndaj sendeve që i pëlqen
        • thotë disa fjalë si p.sh.: “mami”, “babi”, me kuptim
        • nëse e pyesni “Ku është macja?” e tregon macen
        • dëshiron të shikohet në pasqyrë
        • fillon të kërkojë vëmendje dhe shpesh i “var” prindërit e tij nëse nuk i kushtojnë vëmendje
        • fillon të pijë nga gota

18-24 muaj

        • mund të ngjitet të paktën në 2 shkallë në mënyrë të pavarur
        • fillon të vrapojë vetë
        • mund të kërcejë me të dyja këmbët në të njëjtën kohë
        • fillon të qëndrojë në gishtërinjtë e këmbëve
        • mund të përdorë lugë pa e derdhur
        • bëhet më i suksesshëm në heqjen e kapakut të shishes
        • interesohet për ndërprerësin dhe e ndez dhe e fik dritën
        • mund të radhis margaritarë në pe
        • mund të ndërtojë kullë prej 3 kubesh
        • përpiqet të vizatojë vija kur prindi i vizaton ato
        • pretendon se sendet janë diçka tjetër p.sh.: e përdor telekomandën si telefon
        • e di ku e kanë vendin sendet p.sh.: e vendos batanijen në shtrat, e çon gotën në kuzhinë, etj.
        • fillon t’i klasifikojë sendet sipas ngjyrave
        • fillon të vihet në rolet kur luan
        • i thekson sendet ose kafshët në libër p.sh.: nëse e pyesni “Çfarë është kjo?” dhe tregoni për qenin, fëmija do të thotë “qen ose av av”
        • i di emrat e njerëzve të afërt dhe disa pjesë të trupit
        • thotë fjali me dy fjalë
        • i ndjek udhëzimet e thjeshta p.sh.: “Shko dhe merre shishen nga tavolina”
        • i kopjon të rriturit ose fëmijët më të mëdhenj
        • gëzohet kur sheh fëmijë të tjerë
        • tregon më shumë pavarësi në të ushqyerit, veshjen, zhveshjen dhe mirëmbajtjen e higjienës personale
        • më shpesh, kur fëmija është në shoqërinë e fëmijëve, luajnë lojëra paralele, por dinë të luajnë edhe me njëri-tjetrin
        • shpesh bëjnë gjëra që janë “të ndaluara” për ta