Zhvillimi i komunikimit deri në vitin e dytë
Periudha deri në vitin e dytë është periudhë kur fjalët e para me kuptim fillojnë të shfaqen, përkatësisht fëmija fillon ta kuptojë funksionin e tyre. Gjithashtu, në këtë periudhë fëmija fillon të ndërthurë një emër me një folje, p.sh.: “Nënë më jep”; emëron në mënyrë spontane sende të njohura, luan me fëmijët e tjerë, fillon të luajë lojëra imagjinare (mjek, kuzhinierë, etj.).
Si ta mbështesni fëmijën në zhvillimin e të folurit?
- Shpjegojeni çdo aktivitet që po kryeni për momentin. Aktivitetet e përditshme le të jenë stimulimi themelor për zhvillimin e fëmijës Tuaj, p.sh.: nëse ia ndërroni pelenën, thoni: “Tani do ta ndërrojmë pelenën”, ose “Je i uritur, tani nëna do të të japë…” Përshkruajeni secilin segment të aktivitetit. P.sh.: derisa fëmija i lan duart mund të mësojë shumë shprehje të reja, të tilla si sapun, ujë, peshqir, larje, lavaman, çezmë, etj.
- Emërtoni gjithçka që bën fëmija. Kur e hedh topin, mund t’i thoni: “Oooo, e hodhi topin! Topi ra! Topi bëri op, op!” Në këtë mënyrë i jepni shembull që çdo aktivitet shoqërohet me të folur, dhe në të njëjtën kohë i mundësoni t’i kuptojë dhe t’i lidhë nocionet. Në këtë mënyrë fëmija do të kuptojë më lehtë se atë që e ka hedhur quhet top, dhe gjithashtu do t’i kuptojë edhe aktivitetet që i ka bërë. Me përsëritjen e shpeshtë fëmija do ta mësojë kuptimin e fjalëve.
- Mos insistoni që fëmija Juaj t’i përsërisë fjalët që Ju do t’i thoni. Rregullat e arta janë:
-
- mos kërkoni nga “Thoni nënë”, “Thoni topi”, etj.
- fëmijës që nuk flet, nos i bëni pyetje të cilave nuk mund t’u përgjigjet
-
- Dëgjojeni fëmijën Tuaj. Shikojeni atë dhe jepini kohë të përgjigjet. Në vend që të insistoni që fëmija të thotë diçka, shikojeni atë derisa i flisni. Drejtojuni me fjali të thjeshta. Mos flisni shpejt. Bëni pushim në të folur. Për shembull, derisa fëmija është duke ngrënë, mund të thoni: “Mmmm, am, am, është e shijshme”. Është shumë e rëndësishme të bëni pushim në të folur, të numëroni deri në 5 dhe të përsëritni thënien. Në këtë mënyrë do t’i jepni fëmijës kohë për të kuptuar dhe përpunuar atë që po thoni. Pas disa përsëritjesh, fëmija Juaj do të inkurajohet t’ju imitojë. Kështu arrihet në fjalët e para.
- Zgjeroni fjalët e fëmijës. Kur fëmija do të thotë: “Am, am” ju thoni “Am, am, po han” ose nëse thotë “Ujë” ju thoni “A doni ujë?”, ose “Të pihet ujë?”. Kështu që me kalimin e kohës fëmija do të fillojë të përdorë fjali.