Stimulimi i përshëndetjeve sociale

 

Mosha parashkollore karakterizohet nga rritja dhe zhvillimi intensiv në të gjitha fushat. Njëra nga fushat që prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë është zhvillimi socio-emocional. Disa fëmijë e kanë më të lehtë për t’i përvetësuar sjelljet e pranueshme sociale, por disa kanë nevojë për mbështetje më intensive dhe ushtrime më të gjata.

Nëse fëmija Juaj ka vështirësi t’i pranojë dhe t’i përdorë përshëndetjet sociale, të tilla si: “Mirëdita”, “Mirupafshim”, “Mirëmbetshi”,…? Nëse fëmija e shmang idenë e përqafimit ose puthjes së të afërmve ose miqve? Fëmija mund të ndiejë presion të madh nëse nuk është i gatshëm t’i pranojë këto kërkesa të mjedisit. 

Në vazhdim Ju prezantojmë disa ide se si mund ta ndihmoni fëmijën Tuaj që më lehtë t’i pranojë këto forma sociale të sjelljes:

      • mos e detyroni fëmijën Tuaj të tregojë prirje fizike për dikë tjetër. Nëse nuk dëshiron të përqafohet ose puthet, përpiquni ta respektoni këtë. Thjesht pyeteni: “Si do të dëshironit të përshëndetni gjyshin tënd?” dhe pastaj përdorni ndonjë gjest që mund të jetë përshëndetje, p.sh.: “Më jep pesë (“të shpërthej”) ose prekja e këmbës mund të thotë përshëndetje!” dhe pastaj edhe gjyshi le ta përdorë atë mënyrë të përshëndetjes. Kjo do të sjellë pak relaksim dhe ndoshta të qeshura, që do t’i lehtësojë ndjenjat e fëmijës Tuaj dhe do t’i ndihmojë të lidhet me anëtarin e familjes
      • lejoni fëmijës ta vendosë ritmin e tij. Mund t’i thoni: “Gjyshja jote do të donte të përshëndetet, por duket se do të të nevojiten disa minuta. Do të ulem pranë teje derisa të jesh gati”. Qëndroni pranë fëmijës derisa e vështron situatën. Pastaj pyeteni: “A jeni gati të përshëndeteni?” dhe ndihmojeni të ndërveprojë me të afërmin, ose mikun. Mundësoni fëmijës Tuaj që vetë të përcaktojë se kur është gati. Kjo do ta bëjë atë të ndjehet i respektuar, gjë që është shumë e rëndësishme për rritjen e tij sociale dhe emocionale
      • luajeni lojën “Telefoni”. Kërkojini fëmijës Tuaj t’jua pëshpëritë përshëndetjen, pastaj porosinë përcilleni tek i afërmi ose miku. Do të thoni: “Është koha të shkojmë! A doni të më pëshpëritni përshëndetjen për tezen time?”, dhe pastaj përcilleni porosinë. Mund ta përcillni përshëndetjen edhe duke fryrë puthje ose përqafuar në emër të fëmijës Tuaj. Një ide tjetër është t’i jepni fëmijës telefon të rremë dhe t’i thoni: “Tezja është në telefon. Dëshironi t’i thoni asaj diçka?”
      • para se të hyni me fëmijën në dyqan, bibliotekë ose ndonjë vend tjetër ku fëmija Juaj mund të takojë më shumë njerëz, informojeni shkurtimisht se çfarë të thotë nëse dikush flet me të. Thoni se nëse dikush e pyet se si është, gjithçka që duhet të thotë është: “Mirë, faleminderit”. Kjo do ta bëjë fëmijën të ndjehet mirë dhe më pak i stresuar
      • mbështeteni dhe inkurajojeni fëmijën Tuaj. Nëse fëmija nuk arrin të përshëndesë dikë, sigurojeni se do të ketë sukses herën tjetër. Nëse fëmija ndjehet i shkurajuar ose ndjehet se nuk ka bërë diçka të mirë, inkurajojeni të mësojë nga kjo përvojë dhe ta zbatojë atë kur do të ketë mundësinë të përshëndesë dikë përsëri. Nëse gjërat kanë shkuar mirë, i thoni që jeni krenar me të, sepse arriti të përshëndetet me dikë aq bukur
      • mësojeni fëmijën të përshëndetet me dorë. Edhe fëmijët që shkojnë në kopsht mund të përshëndeten me dikë me dorë. Luani lojë me role për ta ndihmuar fëmijën të praktikojë përshëndetjen me dorë dhe mundësoni t’ju përshëndesë me dorë i bindur në vetveten
      • mësojeni fëmijën të ngrihet në këmbë kur përshëndetet me dikë. Nëse fëmija Juaj është ulur (në shtëpi ose në restorant, për shembull) dhe ndonjë i njohur hyn në dhomë ose afrohet për të përshëndetur, mësojeni të ngrihet në këmbë para se të përshëndetet
      • bëjeni që përshëndetja të jetë argëtuese për fëmijën Tuaj. Argëtohuni derisa luani role dhe mos harroni t’i jepni shumë lëvdata. Shpjegojini fëmijës se kur do të përshëndetet me mirësi do të shpërblehet me komplimente shumë të këndshme