Zhvillimi motorik i fëmijës prej 3 deri më 7 vjeç

Zhvillimi motorik i çdo fëmije ka një rëndësi të madhe, sepse prej tij fillon i gjithë zhvillimi. Zhvillimi i ekuilibruar motorik ndikon drejtpërdrejt mbi fushat e tjera të zhvillimit të tilla si: zhvillimi i të folurit, zhvillimi kognitiv dhe emocional dhe aftësia sociale. Zhvillimi motorik është një tërësi e aftësive fizike dhe motorike që fillojnë të shfaqen në moshën kur fëmijët janë foshnje që thithin gji ose fëmijë të vegjël. Zhvillimi motorik tek fëmijët zhvillohet në lidhje me tri parimet:

      • Parimi cefalo – kaudal – kontrolli i muskujve fillon nga pjesët e sipërme drejt pjesëve të poshtme të trupit (fëmija fillon t’i zhvillojë muskujt që e kontrollojnë mbajtjen e kokës, dhe më vonë i zhvillon muskujt që marrin pjesë në procesin e ecjes)
      • Parimi proksimo – distal – kontrolli i muskujve fillon tek ata muskuj që janë më afër pjesëve qendrore të trupit (kontrolli i muskujve që e lëvizin qafën dhe kokën vendoset më shpejt se muskujt me të cilët fëmija kap dhe mban sende të vogla)
      • Parimi i përsosjes progresive të zhvillimit motorik të përgjithshëm dhe të lehtë, duke filluar nga lëvizjet më të thjeshta në ato më komplekse

Motorika e përgjithshme 

      • fëmija vrapon në mënyrë të qëndrueshme, shpejt dhe pa u rrëzuar
      • ecë në mënyrë të qëndrueshme përgjatë një vije të vizatuar
      • mund të mbahet për 5 – 10 sekonda duke qëndruar në njërën këmbë
      • zbret dhe ngjitet në shkallë në mënyrë të pavarur
      • drejton biçikletë me tri rrota
      • kur kërcen, rënia është në të dyja këmbët në të njëjtën kohë

Motorika e lehtë 

      • fëmija mund ta mbajë topin mbi kokë me të dyja duart dhe ta hedhë përpara
      • kopsit dhe shkopsit pulla të rrobave
      • mban laps me gishtin e madh dhe gishtin tregues
      • vizaton vijë në një formë të caktuar
      • hap dhe mbyll çezmë
      • e hap dhe e mbyll kapakun e shishes

Motorika e përgjithshme 

      • fëmija lëviz përpara dhe prapa në mënyrë të pavarur dhe të qëndrueshme
      • duke qëndruar në njërën këmbë mund të mbahet për 8 – 10 sekonda
      • kërcen në mënyrë reciproke me të dyja këmbët përpara dhe prapa
      • hedhë topin drejt një qëllimi të caktuar
      • ngjitet në mënyrë të pavarur në shkallët e vendosura vertikalisht (zakonisht në sheshin e lojërave)

Motorika e lehtë 

      • në mënyrë kreative luan me kube dhe bën modelet e tij
      • vizaton katror (një kënd mund të jetë i rrumbullakët)
      • përpiqet të ngjyros brenda vijave, mund të ngjyros tërë figurën me një ngjyrë
      • kopjon shkronja (shkronja të mëdha të shtypit) dhe mund ta shkruajë emrin e tij (me imitim, përshkrim)
      • vizaton saktë nëpër vija (me ndërprerje ose të zbehta) dhe i përshkruan shifrat nga 1 deri në 5
      • e mban ngjyrën e drurit me tri gishta (kapja e saktë) dhe vizaton figurë njeriu me fytyrë dhe trup

Motorika e përgjithshme 

      • fëmija vrapon në mënyrë të qëndrueshme dhe të shpejtë me rënie të rralla
      • kërcen mbrapa me një këmbë
      • fëmija tregon një shkallë të lartë të kontrollit të ekuilibrit kur kryen aktivitete komplekse lëvizëse (vrapim, ngjitje, kërcim, kapërcim)
      • fëmija u shmanget sendeve të lëvizshme dhe të palëvizshme gjatë vrapimit dhe kërcen pengesa më të larta gjatë të njëjtit aktivitet

Motorika e lehtë 

      • fëmija i shkruan numrat nga 1 deri në 10 në mënyrë të pavarur dhe shkruan shkronja në mënyrë të pavarur
      • vizaton trekëndësh
      • ngjyros brenda vijave
      • prenë saktësisht fotografi dhe i ngjet në fletë (kolazh)
      • kur vizaton dhe shkruan, e mban lapsin në mënyrën e duhur dhe i bën lëvizjet me gishta, jo me dorë
      • vizaton vizatime të thjeshta që kanë detaje (vetë vizatimi është i pasur, si një rrëfim)
      • përdor takëm për të ngrënë, radhit enigma prej 20 pjesësh

Motorika e përgjithshme 

      • fëmija vrapon midis pengesave dhe e mban ekuilibrin
      • qëndron në njërën këmbë për të paktën 10 sekonda
      • gjuan topin në një drejtim të caktuar
      • ecë mbrapa thembër – shputë
      • ecë në dërrasën e ekuilibrit
      • mbahet me duar dhe qëndron i varur për të paktën 10 sekonda
      • përdor dhe kërcen në litar vetë
      • kërcen në njërën këmbë
      • kërcen përpara me të dyja këmbët në të njëjtën kohë
      • përkulet me sukses përpara
      • kap top të vogël me të dyja duart
      • kërcen mbi objekt dhe qëndron në të dyja këmbët në të njëjtën kohë
      • drejton biçikletë pa rrota ndihmëse

Motorika e lehtë  

      • fëmija shkruan shkronja dhe numra pa problem
      • vishet vetë dhe e kryen nevojën
      • e mban lapsin dhe stilolapsin me tri gishta dhe lëvizjen e bën me gishta
      • sshkruan në rresht
      • përdor takëm për të ngrënë
      • vizaton figura me sende që kanë kuptim dhe ekzistojnë
      • i lidh këpucët në mënyrë të pavarur