Ushtrime për stimulimin e motorikës së përgjithshme
(rrokja, kapja dhe hedhja)
Fusha – Motorika e përgjithshme
Qëllimi i ushtrimit – Rrokja, kapja dhe hedhja e topit me duar.
Mosha – Dy deri më tre vjeç (24 – 36 muaj)
Kompetencat e fituara paraprakisht:
-
-
- fëmija të kap sendin me të dyja duart njëkohësisht në boshtin qendror
- fëmija duhet të qëndrojë në këmbë me një bazë të ngushtë midis këmbëve
- fëmija të mund ta ngrejë dorën lart pa e mbajtur me dorën tjetër për një sendi të caktuar
- fëmija duhet ta lakoj dorën në të gjitha drejtimet
Përshkrimi – Si të mësohet fëmija ta hedhë topin me dorën e drejtuar sipër kokës?
Fëmija është gjithmonë i interesuar për tingullin kur një send do ta hedh dhe do ta godet në dysheme. Në fillim (rreth vitit të parë) hedhja e sendeve bëhet me lëvizje të pakontrolluar të dorës dhe fëmija e hedhë sendin pa e drejtuar dorën drejt qëllimit dhe linjës së caktuar të lëvizjes. Mbajtja e topit dhe sendeve të rrumbullakëta është një sfidë për fëmijët, meqë kanë pëllëmba të vegjël, dhe shumica e sendeve janë pak më të mëdha dhe është më vështirë për t’u mbajtur. Para se fëmija të mësojë të hedhë topin, duhet të interesohet për sendet e rrumbullakëta dhe topat e vegjël, të dijë se si t’i kapë, t’i heqë nga dyshemeja dhe në fund ta ngrejë dorën dhe ta hedhë topin.
Para se të arrijmë këtë fazë, e mësojmë kapjen palmore (kapjen me katër gishta dhe me pëllëmbën). Kështu, derisa fëmija është në fazën e zvarritjes, duhet t’i jepen forma të ndryshme të sendit dhe topa të ndryshëm për të cilët fëmija është i interesuar. Ngadalë do ta hedhim topin në njërin skaj të dhomës dhe do t’i themi fëmijës që të zvarritet për ta marrë topin. Më pas lejojmë që fëmija ta kapë dhe ekzaminojë sendin. Fëmija duhet të dijë si të mbajë sendin me të dyja duart në të njëjtën kohë.
Nga pozicioni i zvarritjes, e stimulojmë fëmijën të ngrihet në gjunjë dhe të drejtohet në trup për ta ngritur topin dhe ta vendosë në sendin që është më i lartë se ai (tavolinë, karrige). Kjo është mënyra se si ushtrojmë muskujt e trupit, shpinës, si dhe pozicionin e të qëndruarit në gjunjë. Gjithashtu mund t’i japim detyrën t’i mbledhë sendet nga dyshemeja dhe t’i vendosë në shportë. Në këtë mënyrë, ushtrohet edhe motorika e lehtë. Hapat e ardhshëm për të mësuar këtë aktivitet për fëmijët është t’u japim sende në formë rrethore dhe të godasin drejt cakut të caktuar (duke hedhur në shportë) në mënyrën që është më e lehtë për ta. Pastaj duke folur vazhdimisht dhe duke demonstruar se si ta hedhin sendin siç duhet, ata ngadalë e fitojnë këtë aftësi. Gjithmonë fillon me topa më të lehtë dhe më të vegjël që do t’i hidhen drejt një caku të caktuar që fillimisht do të jetë më i ulët se vetë fëmija, dhe pastaj me kalimin e kohës, lartësia e cakut në të cilin do ta hedhin topin rritet. Me këtë rritje, fëmija automatikisht do ta ngrejë dorën sipër kokës së tij dhe do të përparojë në vertikalizim, përkatësisht në drejtimin e trupit.
Përshtatja për llojin e ndryshëm të aftësisë së kufizuar
- Stimulimi i hedhjes dhe kapjes tek fëmijët me autizëm
-
- fëmijët me autizëm nuk presin vështirësi shtesë në zotërimin e kësaj aftësie dhe mbështetja për ta është e njëjtë sikur edhe me fëmijët me zhvillim tipik
- Stimulimi i hedhjes dhe kapjes tek fëmijët me aftësi të kufizuara trupore
-
- varet nga lloji i aftësisë së kufizuar trupore (deformimi i lindur i trupit, paraliza cerebrale, sindroma të caktuara që i shkaktojnë çrregullimet motorike), bëhen përshtatje të veçanta individuale kur ushtrohet ky aktivitet. Por, në përgjithësi, te të gjithë shfaqet tonusi i rritur ose i ulur i muskujve, koordinimi i dobët midis ekuilibrit të trupit dhe lëvizjeve të muskujve, dhe për këtë arsye fëmija do të jetë në gjendje t’i kapë sendet me lehtësi më të madhe sesa t’i hedhë ato. Hedhja e sendit tek fëmijët me paralizë cerebrale është e paqëllimtë për shkak të rritjes së tonusit të muskujve
- Stimulimi i hedhjes dhe kapjes tek fëmijët me dëmtim të shikimit
-
- fëmija me dëmtim të shikimit ka vështirësi në kryerjen e këtij lloji të aktivitetit sepse në fillim të trajtimit – ushtrimit të aktivitetit nuk ka paraqitje vizuale se ku ndodhet sendi që do të ngrihet dhe të hidhet. Prandaj, është e nevojshme që sendi, topi t’i jepet nga një person tjetër (terapisti, prindi). Një person tjetër gjithashtu mund t’ia “mbajë” dorën drejt sendit që do të kapet. Hedhja e sendit është zakonisht një aktivitet që është më i lehtë për t’u kryer pas kapjes së sendit. Në mënyrë që ta stimulojmë fëmijën për ta gjetur sendin, mund të përdorim sende të zëshme, topa që prodhojnë tinguj, sende me ngjyra të ndryshme, të forta dhe sende me dritë. Nëse sendi ndriçon me ndërprerje, do të jetë më lehtë për fëmijën ta vërejë dhe ta marrë
- Stimulimi i hedhjes dhe kapjes tek fëmijët me dëmtim të dëgjimit
-
- nuk priten vështirësi në zhvillimin e motorikës së përgjithshme tek këta fëmijë. Ata në mënyrë spontane i arrijnë të gjitha fazat e zhvillimit për sa i përket zhvillimit të përgjithshëm motorik, si dhe fëmijët me zhvillim tipik