Kontrolloni arritjet e zhvillimit të fëmijës Tuaj

Nëse dyshoni për ndonjë vonesë në zhvillimin e fëmijës Tuaj, ose devijim në fushë të caktuar të zhvillimit, na kontaktoni në 074-222-148 dhe do të merrni mbështetje falas online.

Çfarë është vlerësimi i zhvillimit

 

Përmes vlerësimit të zhvillimit mundësohet identifikimi i arritjeve të zhvillimit tek fëmija në fushat si në vijim: fusha motorike, kognitive, e të folurit dhe socio-emocionale. Ky vlerësim shërben si indikator që tregon për ekzistimin e devijimit të caktuar në arritjet zhvillimore të cilat priten nga fëmija në pajtim me moshën e tij. Çdo devijim kërkon ekzaminim të mëtejshëm, procedura diagnostike dhe vlerësime nga personat profesionalë.

Nëse tek Ju paraqitet dyshimi për ndonjë vonesë në zhvillimin e fëmijës Tuaj, ose devijim në fushë të caktuar të zhvillimit, na kontaktoni në 074-222-148 dhe do të merrni mbështetje falas online.

Arritjet e zhvillimit në moshën 3-mujore

Zhvillimi motorik

Motorika e vrazhdë

        • i shtrirë në shpinë – koka është në vijën qendrore të trupit, kur e tërheqim në pozicion ulur e mban, ka të vendosur kontroll. Bëni lëvizje simetrike me duart dhe këmbët
        • i shtrirë në bark – mbështetet në llërë, e mban kokën drejt në kënd prej 45 deri 90 gradë, për rreth një minutë
        • i mbajtur nën sqetull, drejtë – në kontaktin e shputës me tokën e mban shkurtimisht peshën dhe përpiqet të kërcejë

Motorika e butë

        • pëllëmbët janë të hapura, sendin e vendosur pasivisht e mban shkurt dhe është i vetëdijshëm për të
        • i afron pëllëmbët njërën afër tjetrës, në nivelin e kraharorit dhe i dërgon në gojë
        • i tund duart dhe nëse ka lodra të varura sipër tij, arrin të godasë ndonjë pas disa përpjekjeve

Perceptimi

      • vizual – e përcjell sendin me shikim dhe kthimin e kokës horizontalisht nga njëri skaj në tjetrin, si dhe lart e poshtë, duke filluar nga vija qendrore
      • auditiv – reagimi dëgjimor motorik, u përgjigjet tingujve me tërë trupin (shqetësohet ose e ndalon lëvizjen). Fillon ta njohë dhe t’i përgjigjet zërit të nënës.

Komunikimi

      • gugat, i lidh bashkëtingëlloret me zanoret (vokalet me tingujt grykorë)

Sjellja sociale

      • buzëqeshja e përqendruar, sociale e përcjellur nga gëzimi kur do ta sheh nënën

Nëse vëreni ndonjë nga shenjat e mëposhtme tek foshnja Juaj, na kontaktoni në 074-222-148 çdo ditë pune nga e hëna në të premten nga ora 10:00 deri në orën 17:00 dhe do të merrni mbështetje falas online

      • lëvizja e trupit nuk duhet të jetë as e vrazhdë dhe as e ngathët. Lëvizjet e duarve dhe këmbëve nuk duhet të dallohen midis anës së majtë dhe të djathtë.
      • kokën e hedh prapa nëse e tërheqim për t’u ulur, ose është e rrotulluar në njërën anë ose në tjetrën derisa e mbajmë drejt në duar
      • pëllëmbët i mban fort të shtrënguar, gishti i madh është brenda dhe nuk ka vetëdije edhe nëse i vendosni diçka për të mbajtur
      • mungesa e buzëqeshjes
      • nuk ka shikim të drejtuar dhe as përpjekje për të përcjellur send ose person që ndodhet para tij
      • nuk gugat, ose vokalizon
      • nuk reagon ndaj tingujve të mjedisit
      • ka reagime të dhunshme ndaj prekjes, kur e ndërroni, lani, përqafoni, bëni masazh, etj.

Arritjet e zhvillimit në moshën 6 mujore

 

Zhvillimi motorik

Motorika e vrazhdë

        • i shtrirë në shpinë – i zgjat duart, e sjellim lehtësisht në pozicionin ulur. Kthehet në stomak dhe kthehet përsëri në shpinë
        • i ulur – qëndron i ulur vetëm për një kohë të shkurtër, i mbështetur me duart para vetes
        • i pozicionuar në bark – mbështetet në duart e shtrira, pëllëmbët gjysmë të hapura ose të hapura
        • i mbajtur nën sqetull – së pari e prek bazën me gishtërinjtë, pastaj e lëshon shputën. E bart peshën e trupit të tij dhe kërcen.

Motorika e butë

        • zgjatet, i lëshon duart larg kraharorit. E gjuan lodrën nga njëra dorë në tjetrën. Kapjen e bën me tërë pëllëmbën

Perceptimi

      • reagimi vizual – i qartë, i përcjellë personat dhe sendet që janë larg tij
      • reagimi auditiv – i qartë, me shikim kërkon burim të tingullit

Komunikimi

      • llomotitja intensive, një sërë tingujsh me vëllim të ndryshëm dhe lartësi të tonit

Sjellja sociale

      •  sillet në mënyrë të ndryshme me persona të njohur dhe të panjohur

Nëse vëreni ndonjë nga shenjat e mëposhtme tek foshnja Juaj, na kontaktoni në 074-222-148 çdo ditë pune nga e hëna në të premten nga ora 10:00 deri në orën 17:00 dhe do të merrni mbështetje falas online.

      • nuk i merr sendet që mund t’i kap
      • kontroll i dobët i kokës
      • nuk përpiqet të drejtohet në bark
      • nuk ka interes për sendet edhe nëse ia vendosim në dorë (nuk i sheh, nuk i fut në gojë)
      • mungesa e buzëqeshjes dhe reagimi i personave dhe tingujve nga mjedisi
      • nuk i përgjigjet fjalimit dhe prekjes emotive të nënës

Arritjet e zhvillimit në moshën 9 mujore

 

Zhvillimi motorik

Motorika e vrazhdë 

        • i shtrirë në shpinë – ulet vetë, nëse është afër mobiljeve, përpiqet të drejtohet. Me shpejtësi i ndryshon pozicionet (shtrihet, ulet, rrotullohet)
        • i ulur – vetëm ulet, mund të mbahet nëse mbështetet përpara dhe anash
        • në bark – mbahet në pozicion zvarritës në gjunjë dhe pëllëmbë, nuk ka nevojë të zvarritet
        • drejt në këmbë – e bart peshën e trupit nëse e vendosim pranë mobiljeve ose e mbajmë me të dyja duart

Motorika e butë

        • kap sende të vogla me gishtin e madh dhe gishtin tregues, mban ushqim të ngurtë në dorë dhe e bart në gojën e tij. Përmirësohet përdorimi i përbashkët i të dyja duarve, qëllimisht i hedh sendet nga dora

Perceptimi

      • vizual – e përcjell ku ia fshehim sendin
      • auditiv – reagon edhe në shushurima

Komunikimi

      •   shqipton tinguj 

Sjellja sociale

      • ka frikë nga të panjohurit, qan nëse dëgjon fëmijë tjetër duke qarë, e tërheq vëmendjen, (qëllimisht kollitet, qesh, etj.)
      • fillon t’i mësojë koreografitë e këngëve (P.sh. “Dy duar, dhjetë gishta”)

Nëse vëreni ndonjë nga shenjat e mëposhtme tek foshnja Juaj, na kontaktoni në 074-222-148 çdo ditë pune nga e hëna në të premten nga ora 10:00 deri në orën 17:00 dhe do të merrni mbështetje falas online.

      • nuk ulet në mënyrë të pavarur, madje as me të mbështetur
      • nuk e mban peshën e trupit
      • nuk reagon në thirrjen me emër
      • nuk i shqipton bashkëtingëlloret
      • nuk arrin të hedh lodrën nga njëra dorë në tjetrën
      • nuk ka interes për ta eksploruar hapësirën
      • është indiferent edhe ndaj nënës

Arritjet e zhvillimit në moshën 12 mujore

Zhvillimi motorik

Motorika e vrazhdë

        • ulet në mënyrë aktive, ngrihet në këmbë me pak ndihmë
        • i ulur në mënyrë të pavarur dhe kohë të gjatë
        • i drejtuar në këmbë – qëndron vetëm për disa sekonda, ecën drejt mobiljeve edhe nëse e mbajmë në njërën dorë
        • në bark – zvarritje e koordinuar

Motorika e butë

        • kap sende të vogla me gishtin e madh dhe gishtin tregues
        • i godet dy lodra me njëra – tjetrën ose troket në tavolinë për të bërë zhurmë
        • mban lugë, por akoma nuk han vetëm

Perceptimi, të kuptuarit, të folurit dhe komunikimi

      • shfaqen fjalët e para me kuptim, gjestet janë mbizotëruese në komunikim
      • e kupton fjalimin e thjeshtë, reagon në mënyrë adekuate
      • përmirësohet koordinimi vizual – motorik
      • vëren gjethe dhe sende që lëvizin shpejt dhe ndodhen në një distancë më të madhe prej tij

Sjellja sociale

      • është krenar me veten e tij kur do të arrijë të bëjë diçka
      • nuk dëshiron të mbetet me të panjohurit (në kopshtin e fëmijëve)
      • dëshiron që nëna t’i lexojë libër dhe reagon në mënyrë të duhur në përmbajtjen (më shumë mbi ngjyrën dhe melodinë e zërit)
      • fillon kontaktin me të rriturit, ka gjest për të pyetur

Nëse vëreni ndonjë nga shenjat e mëposhtme tek foshnja Juaj, na kontaktoni në 074-222-148 çdo ditë pune nga e hëna në të premten nga ora 10:00 deri në orën 17:00 dhe do të merrni mbështetje falas online.

      • nuk qëndron, nuk zvarritet
      • nuk ka asnjë fjalë të vetme me kuptim
      • nuk u përgjigjet thirrjeve
      • nuk e kërkon lodrën kur ia fshihni
      • nuk përdor gjeste
      • nëse humb disa nga aftësitë që i ka fituar më parë

Skriningu i zhvillimit prej 12 deri në 18 muaj

Zhvillimi motorik 

      • ecën në mënyrë të pavarur
      • me ecje këmbadoras i ngjit shkallët, ka nevojë për ndihmë gjatë ngjitjes dhe zbritjes
      • i tërheq dhe i shtyn lodrat gjatë ecjes
      • vetëm ulet në karrige të vogël
      • ndërton kullë prej 2-3 kubeve
      • shfleton më tepër faqe të librit me fotografi
      • vendos sende të vogla në shishe
      • shkarravit në mënyrë spontane
      • vendos zhetone në vrimë (monedha në arkë)

 Zhvillimi kognitiv (të mësuarit, të menduarit dhe zgjidhja e problemeve)

      • gëzohet për fotografitë në libër
      • i njeh disa pjesë të trupit
      • i kupton disa urdhra të thjeshta verbale
      • i lidh tingujt e kafshëve me fotografinë në libër
      • bën klasifikime të thjeshta sipas ngjyrës dhe formës

Gjuha dhe aftësitë komunikuese

      • tregon për atë që e dëshiron
      • të kuptuarit e të folurit është më i mirë se fondi i fjalëve që i ka
      • shqipton të paktën 5 fjalë me kuptim
      • thotë “Jo” ose bën me kokë
      • përpiqet të këndojë
      • ka një formë pyetësore të intonacionit (Mami?)

Zhvillimi socioemocional

      • dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes
      • zakonisht luan vetëm
      • dëshiron t’i eksplorojë sendet dhe hapësirën
      • i përqafon dhe i puth prindërit dhe të afërmit
      • ndjehet mirë në vendet e njohura
      • nuk dëshiron t’i ndajë lodrat

Na kontaktoni në 074-222-148 çdo ditë pune nga e hëna në të premten në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 17:00 dhe do të merrni mbështetje falas online, nëse fëmija Juaj është 18 muajsh:

      • nuk ecën në mënyrë të pavarur
      • nuk kthehet kur e thërrisni me emër
      • nuk u përgjigjet tingujve të përditshëm (thirrja e telefonit)
      • nuk reagon derisa lexoni dhe nuk tregon se kërkon fotografi të librit
      • nuk e zgjat dorën spontanisht
      • nuk përpiqet t’i shqiptojë rrokjet dhe fjalët
      • nuk ju shikon në sy kur flisni me të

Skriningu i zhvillimit prej 18 deri në 24 muaj

Zhvillimi motorik 

      • mund të gjunjëzohet dhe të drejtohet pa u mbajtur
      • e hedh topin
      • përpiqet ta arrijë topin me duart dhe trupin e tij
      • shtyhet me këmbët e tij i hipur në një lodër me rrota (lëviz)
      • ngjitet dhe i zbret shkallët nëse e mbajmë në njërën dorë
      • e hap kapakun e kutisë

Zhvillimi kognitiv (të mësuarit, të menduarit dhe zgjidhja e problemeve)

      • radhit kullë prej 4 kubeve
      • vendos unaza në shkop
      • shkarravit
      • fillon t’i kuptojë konceptet e kohës (P.sh. “Jo tani, kur të shkojmë në shtëpi”)
      • njeh dhe emërton persona të njohur në fotografi
      • mban mend detaje dhe rutina

Gjuha dhe aftësitë komunikuese

      • ka holofrazë (një fjalë është një fjali e tërë) dhe deri në fund të periudhës i lidh nga 2 fjalë
      • ka rreth 20 fjalë me kuptim
      • me kërkesë, emërton disa fotografi në libër
      • i përsërit fjalët që ka dëgjuar
      • kërkon ndihmë

Zhvillimi socioemocional 

      • shfaqet zemërimi, turpi, zhgënjimi
      • nuk mund t’i kontrollojë emocionet e tij, gjë që është shkaku i shfaqjes së tantrumeve
      • në fund të periudhës zvogëlohen frikat e ndarjes
      • fillon të ndiejë, nëse dikush është i pikëlluar – e përqafon atë
      • është zotërues i lodrave të tij

Na kontaktoni në 074-222-148 çdo ditë pune nga e hëna në të premten në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 17:00 dhe do të merrni mbështetje falas online, nëse fëmija Juaj është 24 muajsh:

      • nuk përpiqet të vrapojë
      • nuk mund ta hedh topin
      • ka lëvizje të ngathët ose të ngadaltë të trupit
      • nuk i kupton urdhrat verbale nëse nuk shoqërohen me gjeste dhe demonstrime
      • nuk i përsërit fjalët
      • nuk ka interes të shikojë libër për të paktën 5 minuta
      • ka më pak se 20 fjalë dhe nuk i lidh në një fjali
      • nuk përdor gjeste për ta plotësuar të folurit e tij

Skriningu i zhvillimit 2 vjet

Zhvillimi motorik 

      • ngrihet në gishtat e këmbëve
      • e shkelmon topin
      • ngjitet në karrige, shtrat, pengesa në sheshin e lojërave për fëmijë
      • bën përpjekje për të vrapuar
      • duke u mbajtur u ngjitet shkallëve dhe zbret prej tyre
      • e hedh topin me dorën e drejtuar mbi kokën e tij (duke e hedhur)
      • vizaton vija të drejta dhe përpiqet të vizatojë vijë rrethore

 Zhvillimi kognitiv (të mësuarit, të menduarit dhe zgjidhja e problemeve)

      • e gjen sendin e fshehur mirë (nën disa mbulesa)
      • në fund të kësaj periudhe fillon ta përdorë më shumë njërën dorë ose të shkelmojë me njërën këmbë (mbetet të shihet nëse dora / këmba e majtë apo e djathtë do ta ketë më të fortë)
      • bën klasifikime të thjeshta, i grupon sendet sipas madhësisë, formës, ngjyrës, pa i përmendur se çfarë janë
      • fillon të luajë lojëra Ko Bajagi
      • radhit kullë prej 3 deri në 5 kube 

Gjuha dhe aftësitë komunikuese

      • sipas kërkesës tregon fotografi konkrete në librin e fotografive
      • emërton pjesë të trupit, si dhe sende të përditshme dhe njerëzit përreth tij
      • i lidh dy fjalë në fjali, ndërsa deri në fund të kësaj periudhe mund të lidhë 3-4 fjalë
      • kupton dhe zbaton urdhra të thjeshta verbale (sille topin)
      • i përsërit fjalët që i ka dëgjuar nga të rriturit
      • në pyetjen: “Ku është?”, tregon saktësisht me gishtin

Zhvillimi socioemocional 

      • i kopjon fëmijët e moshuar dhe të rriturit
      • zhvillohet pavarësia e tij
      • u gëzohet fëmijëve të tjerë
      • kokëfortësia, vepron sipas mendjes së vet, inatoset
      • mbizotëron loja paralele, duke e përfshirë herë pas here një fëmijë tjetër në lojën e tij, ose ai përpiqet të përfshihet në lojën e dikujt tjetër

Na kontaktoni në 074-222-148 çdo ditë pune nga e hëna në të premten në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 17:00 dhe do të merrni mbështetje falas online, nëse fëmija Juaj është 3 vjet:

      • nuk i lidh dy fjalë në fjali
      • nuk e di për çfarë shërbejnë sendet e përditshme (krehri, gota, luga…)
      • nuk ka interes t’i imitojë njerëzit e tjerë
      • nuk ecë në mënyrë të qëndrueshme
      • i humb aftësitë e fituara më parë

Skriningu i zhvillimit 3 vjet

Zhvillimi motorik 

      • është i shkathtë në ngjitje
      • vrapon me lehtësi
      • e drejton biçikletën me tri rrota duke i sjellë pedalet
      • ngjitet dhe zbret nga shkallët, duke u ngjitur në mënyrë alternative në secilën shkallë
      • luan me lehtësi me lodrat të cilat kanë doreza, komanda në butonat, etj.

 Zhvillimi kognitiv (të mësuarit, të menduarit dhe zgjidhja e problemeve)

      • kupton sa janë Dy (dy topa, dy kukulla…)
      • e vizaton rrethin, e vizaton vijën horizontale dhe vertikale duke e imituar
      • shfleton nga një faqe të librit me fotografi
      • bën enigma të 4 pjesëve
      • ndërton kullë prej të paktën 6 kubeve
      • luan lojëra Ko Bajagi

Gjuha dhe aftësitë komunikuese

      • i emërton pothuajse të gjitha gjërat e njohura
      • tregon si quhet, gjininë dhe moshën
      • e di emrin e shokut
      • e përdor shumësin, si dhe përemrat vetorë (unë, ti, ne)
      • kupton dhe zbaton urdhra verbale të dy ose tri pjesëve 

Zhvillimi socioemocional

      • i imiton shokët dhe të rriturit
      • shfaq dashuri për të tjerët
      • shqetësohet nëse shoku i tij qan
      • e pret radhën në lojë
      • ndahet më lehtë nga prindërit
      • ka një mori emocionesh
      • është i pavarur kur vishet dhe zhvishet, lahet dhe i fshin duart

Na kontaktoni në 074-222-148 çdo ditë pune nga e hëna në të premten në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 17:00 dhe do të merrni mbështetje falas online, nëse fëmija Juaj është 4 vjet:

      • është i ngathët, lehtësisht pengohet dhe bie
      • ka jargosje të rritur ose të folur mjaft të pakuptueshëm
      • në të folur i mungojnë fjalitë
      • nuk i kupton urdhrat më të thjeshta verbale
      • nuk imiton ose nuk luan lojëra imagjinare
      • nuk ju shikon në sy derisa flisni me të
      • i humb aftësitë që i ka fituar më parë

Skriningu i zhvillimit 4 vjet

Zhvillimi motorik

      • qëndron në njërën këmbë të paktën 2 sekonda
      • zakonisht e kap topin kur ia hedhim
      • e derdh lëngun nga shishja në gotë
      • arrin të presë me gërshërë me pak ndihmë
      • merr pjesë në përgatitjen e shujtës së tij (përzien drithëra me qumësht)

 Zhvillimi kognitiv (të mësuarit, të menduarit dhe zgjidhja e problemeve)

      • i dallon dhe i emërton ngjyrat themelore
      • numëron deri në 10 (duke e anashkaluar ndonjë numër me leje)
      • fillon ta kuptojë konceptin e kohës
      • mban mend dhe tregon pjesë të një tregimi
      • dallon njësoj nga të ndryshmet
      • vizaton figurë njeriu me 4 pjesë
      • shkruan disa shkronja shtypi
      • luan lojëra shoqëruese (memorie, domino…)
      • derisa i lexoni, bën supozime për ngjarjet e ardhshme në libër

Gjuha dhe aftësitë komunikuese

      • e zotëron gramatikën e gjuhës amtare
      • këndon këngë për fëmijë
      • tregon përmbajtje më të shkurtra
      • di ta thotë emrin dhe mbiemrin e tij të plotë

Zhvillimi socioemocional

      • luan lojëra me role
      • është kreativ, lojërat e Ko Bajagi për të janë më të pasura
      • më shpesh dëshiron të luajë me fëmijët e tjerë se sa vetëm, bashkëpunon në të luajtur
      • dallon se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e sajuar
      • ka qëndrim mbi atë që e dëshiron, ose nuk e dëshiron

Na kontaktoni në 074-222-148 çdo ditë pune nga e hëna në të premten në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 17:00 dhe do të merrni mbështetje falas online, nëse fëmija Juaj është 5 vjet:

      • nuk mund të kërcejë në vend
      • nuk e dallon të vërtetën nga ajo që është e sajuar
      • refuzon të shoqërohet, më tepër preferon të luajë vetëm 
      • është i rezistueshëm gjatë veshjes, të ushqyerit dhe përdorimit të tualetit
      • ka probleme të thotë diçka
      • nuk kupton urdhër verbal me tri pjesë
      • nuk e dallon të njëjtën prej të ndryshmes
      • të folurit është i pakuptueshëm për mjedisin
      • nuk i përdor saktë përemrat vetorë (unë dhe ti)
      • i humb aftësitë që i ka fituar më parë

Skriningu i zhvillimit 5 vjet

Zhvillimi motorik

      • qëndron në njërën këmbë të paktën 10 sekonda
      • kërcen, kapërcen, anashkalon pengesa
      • rrokulliset (përpara)
      • luan në kolovajzë, ngjitet dhe zbret në rrëshqitëse në shesh lojrash për fëmijë
      • kërcen anash, gjuan me saktësi

 Zhvillimi kognitiv (të mësuarit, të menduarit dhe zgjidhja e problemeve)

      • numëron deri në 10 sende
      • vizaton figurë njeriu me të paktën 6 pjesë
      • vizaton vizatime të thjeshta me detaje (vizatimi është i pasur, si një rrëfim)
      • vizaton trekëndësh
      • ka njohuri mbi gjërat që përdoren në përditshmëri (ushqimi, rrobat, të hollat, pajisjet për të ngrënë, etj.)
      • i shkruan shifrat nga 1 deri në 10, shkruan shkronja shtypi në mënyrë të pavarur, e mban lapsin në mënyrë të drejtë
      • e shkruan emrin e tij

Gjuha dhe aftësitë komunikuese

      • flet në mënyrë të kuptueshme
      • shpjegon me fjali të plota
      • në të folur e përdor kohën e ardhme

Zhvillimi socioemocional

      • dëshiron t’i kënaqë shokët e tij
      • dëshiron të shoqërohet
      • e dallon mashkullin nga femra
      • i pranon rregullat e lojës
      • shfaq pavarësi më të madhe (shkon vetëm tek shoku i cili jeton tri kate mbi të)
      • kënaqet duke bërë shfaqje (duke luajtur, vallëzuar, aktruar)
      • di ta ndryshojë disponimin, të bashkëpunojë dhe më pas të fillojë të jetë kokëfortë

Na kontaktoni në 074-222-148 çdo ditë pune nga e hëna në të premten në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 17:00 dhe do të merrni mbështetje falas online, nëse fëmija Juaj është 6 vjet:

      • ka një gamë të vogël emocionesh
      • ka sjellje ekstreme, të tilla si frikë joreale, agresivitet ose turp i shfaqur
      • është i tërhequr, refuzon të shoqërohet
      • nuk ka reagim ndaj pranisë dhe fjalëve të fëmijëve ose të të rriturve të tjerë
      • nuk e thotë emrin dhe mbiemrin e plotë
      • shpërqendrohet lehtë dhe është afatshkurtër
      • nuk përdor njëjës dhe shumës në të folur, as kohën e kaluar dhe as kohën e ardhme
      • nuk vizaton
      • ka nevojë për ndihmë gjatë përdorimit të tualetit, veshjes dhe të ushqyerit
      • i humb aftësitë që i ka fituar më parë

Skriningu i zhvillimit 6 vjet

Zhvillimi motorik 

      • e kalon pengesën disa herë radhazi
      • gjuan në vrap
      • bën manovra si i rritur derisa vrapon
      • ecën në trarin 5 cm të gjerë
      • nget biçikletë me ose pa rrota ndihmëse
      • bën dallimin midis lëvizjeve të shpejta dhe të ngadalta

 Zhvillimi kognitiv (të mësuarit, të menduarit dhe zgjidhja e problemeve)

      • ndërton sende tridimensionale nga kubet
      • i pret format e thjeshta
      • ngjyros brenda vijave
      • lidh lidhëse
      • vizaton vija diagonale
      • e mban lapsin si duhet, lëvizjet janë nga gishtat, dhe jo nga kyçi i dorës
      • vizaton vizatime të njohura qartë
      • vizaton figurë njeriu me më shumë se 6 pjesë

Gjuha dhe aftësitë komunikuese

      • bën pyetje, jep përgjigje me fjali të shumta
      • fillon të lexojë
      • pyet për kuptimin e fjalëve
      • mund t’i analizojë fjalët, të dijë se prej cilave tinguj janë të përbëra
      • e shkruan emrin dhe mbiemrin e tij
      • të folurit është i qartë dhe i kuptueshëm

Zhvillimi socioemocional 

      • bëhet i vetëdijshëm për emocionet e veta dhe të njerëzve të tjerë
      • përpiqet t’i kontrollojë emocionet e tij
      • dëshiron të dallohet, ta shfaq talentin e tij
      • tregon pavarësi më të madhe nga anëtarët e familjes
      • zhvillon vetëkontroll

Na kontaktoni në 074-222-148 çdo ditë pune nga e hëna në të premten në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 17:00 dhe do të merrni mbështetje falas online, nëse fëmija Juaj është 7 vjet:

      • belbëzon ose ka ndonjë problem të shprehet me gojë
      • nuk i ndjek udhëzimet
      • e ka të vështirë për të bërë miq
      • ka problem të ulet në një vend për një kohë të gjatë
      • shfaq agresion ndaj fëmijëve të tjerë
      • ka nevojë për ndihmë gjatë veshjes, zhveshjes, të ushqyerit dhe përdorimit të tualetit
      • i humb aftësitë që i ka fituar më parë

Ranaintervencija.mk, E-platformë për shërbime online për ndërhyrje të hershme dhe mbështetje të familjeve

Kush qëndron pas E-platformës Ranaintervencija.mk?

E-platforma ranaintervencija.mk u krijua si pjesë e projektit “Kujdesi në komunitetin për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre”, të zbatuar nga Lidhja e Edukatorëve dhe Rehabilitatorëve Specialë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen financiare nga UNICEF.

Të përpiluar nga Lidhja e Edukatorëve dhe Rehabilitatorëve Specialë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbështetje financiare nga zyra e UNICEF-it. Qëndrimet e shprehura në këtë dokument nuk duhet në asnjë mënyrë ta pasqyrojnë qëndrimin zyrtar të UNICEF-it.