Në platformë mund të gjeni përmbajtje të ndryshme (tekste, fotografi, prezantime, video) përmes të cilave inkurajohet zhvillimi i fëmijëve me vonesa të caktuara të zhvillimit, ose tek fëmijët me aftësi të kufizuara, duke marrë shërbime të personalizuara të ndërhyrjes së hershme nga personat profesionalë, të trajnuar nga ekipi multi-disiplinor (edukatori dhe rehabilitatori special, logopedi, fizioterapisti dhe psikologu-psikoterapist) të cilët do të aplikojnë qasje transdisiplinare. Shërbimi online i ndërhyrjes së hershme do t’u mundësojë fëmijëve të marrin mbështetje dhe shërbime të specializuara që e stimulojnë zhvillimin e tyre, përmes zbatimit të aktiviteteve për zhvillimin e aftësive, shkathtësive dhe kompetencave dhe krijimin e mjedisit stimulues.

 

Platforma ka një pjesë kryesore që është e arritshme për të gjithë vizitorët, dhe ku mund të gjeni informata në lidhje me arritjet e zhvillimit të fëmijëve tipikë të moshës prej 0 deri në 6 vjeç, në mënyrë që të merrni njohuri për kompetencat që fëmija i asaj moshe duhet t’i ketë të zhvilluar. Në mënyrë plotësuese, mund të gjeni propozime për stimulimet që i inkurajojnë fushat e ndryshme të zhvillimit, përkatësisht strategjitë e punës me fëmijët me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara, shpjegime të qasjeve dhe metodave të ndryshme të punës me fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe këshilla për prindërit.

 

Platforma, gjithashtu, ofron shërbime të personalizuara të ndërhyrjes së hershme. Për të marrë mbështetje dhe ndërhyrje të individualizuar, është e nevojshme të regjistroni fëmijën nga prindi / kujdestari dhe pas regjistrimit, do të krijohet profili i personalizuar, në të cilin qasje do të kenë prindërit e fëmijës dhe personat profesionalë i cili do të jetë dhënës i shërbimit online të ndërhyrjes së hershme. Në këto profile të personalizuara do të vendosen përmbajtje, këshilla dhe udhëzime për ndërhyrjen e hershme, në përputhje me nevojat e secilit fëmijë dhe familjes së tij. Shërbimi i specializuar online siguron ndihmë dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, si dhe ndjekje individuale, në mënyrën sistematike dhe mirë të planifikuar dhe të strukturuar. 

 

Në mënyrë plotësuese, platforma ofron mundësi për vendosjen e pyetjeve nga prindërit dhe ofrimin e përgjigjeve përkatëse nga personat profesionalë me përvojë shumëvjeçare profesionale, shkëmbim të mendimeve, diskutim dhe mbështetje psiko-sociale për familjet.