E-platforma ranaintervencija.mk u krijua si pjesë e projektit “Kujdesi në komunitetin për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre”, të zbatuar nga Lidhja e Edukatorëve dhe Rehabilitatorëve Specialë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe mbështetja nga UNICEF-i.

 

Qëllimi i projektit është të sigurojë shërbime për komunitetin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre përmes vendosjes së formave të reja të shërbimeve – ndërhyrja e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara nga 0 deri në 6 vjeç dhe mbështetja psiko-sociale për prindërit / kujdestarët e tyre, si dhe vendosja e shërbimit online të ndërhyrjes së hershme.

 

Si pjesë e aktiviteteve të projektit, ndërsa me ndihmën e Qytetit të Shkupit, në mars të vitit 2020 në Shkup u hap Qendra për Ndërhyrje të Hershme dhe Mbështetje të Familjeve ku ekipi profesional i personave të trajnuar realizojnë trajtime dhe ndërhyrje për fëmijët dhe u japin mbështetje familjeve të tyre. Prindërit marrin mbështetje psiko-sociale, si dhe udhëzime nga personat profesionalë që janë dhënës të shërbimit të ndërhyrjes së hershme, çfarë dhe si të punojnë në kushtet e shtëpisë me fëmijët në mënyrë që të stimulojnë zhvillimin e tyre të përgjithshëm.

 

Zhvillimi i shërbimit online për ndërhyrje të hershme ndodhi për shkak të situatës së re me Kovid-19, dhe për shkak të nevojës për t’u ofruar mbështetjen e nevojshme dhe për të vazhduar vazhdimisht me ndërhyrjet për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre. Nga ana tjetër, E-platforma i dedikohet edhe target-grupit më të gjerë, përkatësisht për familjet të cilat për arsye të ndryshme nuk kanë përdorur shërbime të ndërhyrjes së hershme ose shërbime të mbështetjes. Kështu, platforma do të mundësojë përfshirjen e shfrytëzuesve në nivel nacional, për familjet që jetojnë në komunitete ku këto shërbime nuk janë zhvilluar fare dhe / ose familjet që për shkak të çmimit të lartë nuk kanë përdorur shërbime të tilla deri më tani. Në mënyrë që të sigurohet qasja në target-grupin më të gjerë, E-platforma është në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

 

Ndërhyrjet online do të realizohen në përputhje me mundësitë dhe nevojat e fëmijëve / familjeve, dhe gjatë realizimit të tyre do të përfshihen prindërit të cilët do të marrin instruksione, udhëzime dhe këshilla të drejtpërdrejta nga personat profesionalë. Fëmijët do të marrin mbështetje të specializuar që do të stimulojë zhvillimin e aftësive, shkathtësive dhe kompetencave. 

E-platforma ranaintervencija.mk u krijua si pjesë e projektit “Kujdesi në komunitetin për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre”, të zbatuar nga Lidhja e Edukatorëve dhe Rehabilitatorëve Specialë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen financiare nga UNICEF.

Të përpiluar nga Lidhja e Edukatorëve dhe Rehabilitatorëve Specialë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbështetje financiare nga zyra e UNICEF-it. Qëndrimet e shprehura në këtë dokument nuk duhet në asnjë mënyrë ta pasqyrojnë qëndrimin zyrtar të UNICEF-it.