Zhvillimi i të folurit të fëmijës prej 3 deri më 7vjeç

Të folurit është themeli i komunikimit njerëzor dhe është i rëndësishëm për zhvillimin e plotë të fëmijës. Të folurit fillon të zhvillohet qysh me të qarit e parë të foshnjës së porsalindur. Zhvillimi i të folurit dhe gjuhës zhvillohet në dy faza: faza paragjuhësore dhe gjuhësore. Periudha paragjuhësore është periudha nga lindja deri te fjala e parë kuptimore. Periudha gjuhësore është periudha nga fjala e parë kuptimore deri te automatizimi i plotë i të folurit.

 

Është shumë e rëndësishme t’i njihni fazat e zhvillimit të të folurit në gjuhë, në mënyrë që të jemi në gjendje ta kuptojmë të folurit e fëmijëve dhe të jemi në gjendje ta inkurajojmë.Në këtë tekst do t’i përshkruajmë fazat e zhvillimit të të folurit në periudhën gjuhësore sipas moshës.

      • fjalori pasurohet me fjalë të reja çdo ditë. Në këtë periudhë fondi i fjalëve është midis 500 dhe 1000
      • në të folur i përdor të gjitha zanoret (A, E, I, O, U), tingujt (P, B, T, D, K, G), hundoret (M, N), frikativet (H, J, F, V, S-vetëm në fillim të fjalës), afrikativet (C, Q, GJ-në fillim të fjalës dhe Ç), nga lateralet L
      • di t’i emërtojë sendet duke iu përgjigjur pyetjes: “Çfarë është ajo?”
      • nga 6 sendet ose personat e treguar, di të emërtojë të paktën 3 me saktësi
      • di të tregojë për çfarë përdoret një send i caktuar në pyetje: “Çfarë hamë?” ose “Çfarë veshim?”
      • kryen onomatopojë ose imiton ndonjë emocion sipas kërkesës
      • fjalia përbëhet nga 3 deri në 4 fjalë, por është e paplotë. Në të folur më së shumti përdor emra, folje, mbiemra, pastaj përemra dhe ndajfolje
      • përdor fjali të thjeshta në të gjitha format e kuptimit (rrëfyese, pyetëse, thirrmore)
      • mund të recitojë përmendësh një këngë ose varg të shkurtër
      • mund t’i dallojë katër ngjyrat themelore (e kuqe, e verdhë, blu, e gjelbër) dhe mund t’i emërtojë ato
      • një fëmijë tre vjeç e di emrin e tij (përfshirë edhe mbiemrin, nëse është mashkull apo femër), pjesët e trupit dhe për çfarë shërbejnë, pjesë të veshjeve, këpucëve dhe qëllimin e tyre
      • në pyetjen: “Sa vjeç je?” tregon saktë me gishtat e tij
      • për një fëmijë tre vjeç rrethi është top, gjysmërrethi është hëna, trekëndëshi është kulmi
      • e dallon sot, nesër, dje
      • të folurit është i kuptueshëm, fjalori përmban nga 1200 deri në 1500 fjalë
      • i shqipton saktë të gjitha tingujt përveç SH, ZH, Q, Ç, GJ, XH, si dhe L, LL dhe R
      • numri mesatar i fjalëve në fjali është prej 4 deri më 5
      • jep përgjigje të saktë në pyetjen: “Çfarë bën kur je i uritur, i etur, ndjeheni të përgjumur?”, “Për çfarë na shërben gota, shtëpia, libri?”, …
      • përgjigjet në pyetjet e thjeshta: “Kush”, “Çfarë”, “Ku”, “Pse”?
      • tregon ndonjë ngjarje sipas rendit të duhur, mund të tregojë përmes fotografisë
      • numëron deri në 10 duke kapërcyer ndonjë numër
      • tregon anën e majtë dhe të djathtë
      • i dallon të kundërtat (të vogla-të mëdha, vajza-djem, të hapura-të mbyllura, të plota-të zbrazëta,…)
      • e imiton të folurit dhe sjelljen e të rriturve
      • përdor kohën e duhur në mënyrë korrekte (luaja, hëngra, fjeta,…)
      • mund të kryejë tri urdhra të palidhura, p.sh.: “Mbylle derën, merre arushën dhe ulu!”
      • gjatë kësaj periudhe fëmija dëshiron të luajë në grup, por nevojitet inkurajimi
      • vëmendja e fëmijës në këtë periudhë zgjat nga 12 deri në 15 minuta
      • i shqipton saktë të gjitha tingujt përveç R
      • fondi i fjalëve në fjali është nga 5 deri në 6 fjalë
      • të folurit është plotësisht gramatikor, ka fond të fjalëve prej 2000 ose më shumë
      • numëron deri në 10 dhe më shumë
      • e kupton plotësisht të folurit e mjedisit
      • kryen tri urdhra radhazi, p.sh.: “Merre gotën, mbushe me ujë dhe vendose gotën në tryezë”
      • fëmija në këtë moshë përshkruan sende dhe e lidh atë me një kategori tjetër të sendeve. Kukulla është lodër, kamioni është mjet transporti, …
      • këndon këngë të shkurtra
      • mund të dallojë dhe tregojë nuancat e ngjyrave: ngjyrë portokalli, vjollce, kafeje, …
      • e bën dallimin në mes të mëngjesit dhe mesditës, e di sa vjeç do të jetë në ditëlindjen e tij të ardhshme, e di se cila ditë është e javës
      • tregon rrëfime dhe ngjarje më të gjata
      • në moshën 6 vjeç, të folurit e fëmijës arrin zhvillimin e plotë. Fëmija i thotë të gjitha tingujt në mënyrë korrekte dhe i ka zotëruar të gjitha llojet e fjalëve
      • di t’i emërtojë stinët e vitit dhe ta shpjegojë dallimin midis tyre, numëron deri në 20 dhe prapa
      • fillon të lexojë
      • e shkruan emrin dhe mbiemrin
      • për fëmijën e kësaj moshe, karakteristike janë të a.q. Lojërat receptive: vëzhgimi i fotografisë, vëzhgimi i personave të tjerë të cilët vizatojnë, modelimi ose rregullimi i sendeve, dëgjimi i rrëfimeve, shikimi i filmave, shfaqjeve teatrale, etj. Lojërat kreative: vizatimi, ndërtimi, përpunimi i plastelinës, rërës,… pastaj të treguarit, të kënduarit, të bërit e fotografive nga pjesët